Home / Sport / Ndeshje yjesh në Prishtinë me 15 qershor

Ndeshje yjesh në Prishtinë me 15 qershor

Klubi i Prishtinës po planifikon të zhvillojë një ndeshje miqësore me yjet e futbollit shqiptar për të festuar 15 qershorin, në 14 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili ka zbuluar se ka filluar kontaktet dhe ka marrë përgjigje pozitive nga shumë futbollistë të njohur kosovarë.

Sipas asaj që raportohet në mediat kosovare, Ejupi ka deklaruar se konfirmimin për pjesëmarrjen deri tani e kanë dhënë emrat më të njohur të futbollit si Lorik Cana, Granit Xhaka, Debatik Curri, Armend Dallku, Etrit Berisha, Alban Meha, Migjen Basha, Samir Ujkani, Besart Berisha, Valdet Rama, Mërgim Mavraj, Valon Behrami, Blerim Xhemalji dhe shumë lojtarë të tjerë që militojnë në kampionatet e njohur evropiane. Ndërkohë, mbeten ende në pritje të përgjigjes pozitive nga Xherdan Shaqiri, i cili duhet të marrë leje nga klubi i Bajern Mynih për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Ejupi ka kontaktuar personalisht me lojtarët, ndërsa ka marrë miratimin prej futbollistëve kosovarë që luajnë me përfaqësuesen shqiptare pasi ka takuar këta të fundit në Oslo, ku ka qenë për të parë ndeshjen kundër Norvegjisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *