Home / Lajme / Maqedoni / Në aksident humb jetën Nikolla Mlladenov

Në aksident humb jetën Nikolla Mlladenov

27 mars-Ka qenë bashkëshortja e Mlladenovit ajo që ka kërkuar ndihmën e policisë. E shqetësuar për moskthimin e tij në shtëpi, ajo ka alarmuar policinë, e cila mëngjesin e të mërkurës ka gjetur automjetin e tij të përmbysur anësh rrugës, ndërsa brenda tij ka gjetur trupin e pajetë të gazetarit.

Gazetari, botuesi i javores në gjuhën maqedonase Fokus dhe të përditshmes me të njëjtin emër, Nikolla Mlladenov, ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së martë. Sipas informatave paraprake, ai ka gjetur vdekjen në dalje të Shkupit, në lagjen Hipodrom. Ka qenë bashkëshortja e Mlladenovit ajo që ka kërkuar ndihmën e policisë. E shqetësuar për moskthimin e tij në shtëpi, ajo ka alarmuar policinë, e cila mëngjesin e të mërkurës ka gjetur automjetin e tij të përmbysur anësh rrugës, ndërsa brenda tij ka gjetur trupin e pajetë të gazetarit. Sipas të dhënave zyrtare, tashmë kanë nisur hetimet, që pritet të zbardhin arsyet e fatkeqësisë.KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *