Home / Lajme / Maqedoni / Ne Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta lokale

Ne Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta lokale

Ne Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta lokale
Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët Në 2.976 vendvotime për 350 kandidatë për kryetarë të komunave dhe për 480 lista për këshilltarë votën e tyre duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.Për Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore në 536 vendvotime.Zgjedhjet lokale, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do t’i vëzhgojnë 410 vëzhgues të huaj dhe 8.379 vendor.Dje votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të shpërngulurit brenda vendit, personat që ndodhen në vuajtje të masës paraburgim shtëpiak dhe personat e sëmurë të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.Votimi sot filloi në orën 7 dhe do të zgjasë deri në orën 19, kur mbyllen vendvotimet. Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, këshillat zgjedhorë i dorëzojnë deri te KKZ-të në afat prej pesë orësh pas përfundimit të votimit.KKZ gjegjësisht komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet nga votimi i përllogarit në bazë të procesverbaleve me rezultatet e mbledhura nga këshillat zgjedhorë dhe i gjithë materiali zgjedhor. KKZ gjegjësisht komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet i konfirmon sipas numrit të votuesve që i kanë marrë listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit gjegjësisht për kryetar komune, veçmas në bazë të rezultateve të mbledhura nga këshillat zgjedhorë.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare nga zgjedhjet të marra përmes rrugës elektronike i publikon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ-të në afat prej 12 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve.KKZ rezultatet fillestare nga zgjedhjet për anëtarë të këshillit, gjegjësisht për kryetar komune i publikon në afat prej shtatë orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe i thekson në tabelë shpallëse në komunë dhe ua kumton mediave publike.Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet e para nga zgjedhjet për anëtarë të Këshillit, gjegjësisht për kryetar komune i publikon në afat prej 10 orë pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga KKZ për Qytetin e Shkupit dhe i thekson në tabelën shpallëse në Qytetin e Shkupit dhe ua kumton mediave publike.Raundi i dytë mbahet në afat prej 14 ditësh nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit. .Këto janë zgjedhjet e pesta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *