Home / Lajme / Maqedoni / NË PRISHTIN ARESTOHEN DY TË DYSHUARIT E PARË TË RASTIT MONSTRA

NË PRISHTIN ARESTOHEN DY TË DYSHUARIT E PARË TË RASTIT MONSTRA

03 Mars – Sonte rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy të arratisurit nga rasti “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Dy personat akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës që ndodhi vitin e kaluar më 12 prill.

Vetëm disa javë pas kësaj vrasjeje, Ministria e Brendshme zbatoi aksionin policor “Monstra” me ç’rast u vunë në pranga rreth 20 persona nën akuzën se kanë qenë të përfshirë në aktin makabër.

Përpos kësaj ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, në atë kohë pati akuzuar se të akuzuarit janë edhe islamikë radikal, akuza që më pas u dëshmua se nuk kanë kurrfarë baze.

Në fund, akuza për vrasje dhe terrorizëm i rëndoi Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Rami Sejdiun, Haki Haziri që ndodhen në paraburgim dhe Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët deri më sot gjendeshin në arrati.

Ndërkohë që pala mbrojtëse prej disa muajsh ofron prova se bëhet fjalë për proces të montuar pasi prokuroria aktakuzën e ka ngritur në bazë të përgjimit të telefonave celularë.

Sipas mbrojtjes, provat në fjalë nuk japin as edhe një dëshmi mbi përfshirjen e të akuzuarve në këtë vepër ngase bisedat e përgjuara telefonike janë zhvilluar mes anëtarëve të familjeve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *