Home / Lajme / Maqedoni / Në Qafë Thanë janë zbuluar 39 kilogramë marijuanë

Në Qafë Thanë janë zbuluar 39 kilogramë marijuanë

19 mars-“Gjatë kontrollit detajor, qeni doganor ka dhënë shenja se në brendësinë e 20 dyerve të dhomave ka materie narkotike, për çka dhe njëra prej dyerve është shpuar me turjelë dhe në të është gjetur materie e panjohur e gjelbër si bari. 19 dyer tjera ishin thyer me dorë dhe në to janë nxjerrë gjithsej 71 pako të mbushura me marijuanë, të mbështjella në ambalazh të tejdukshëm të najlonit”, kumtoi Drejtoria doganore.

Njësitë speciale të Drejtorisë doganore në bashkëpunim me inspektorët policor në vendkalimin Qafë Thanë në një kamion nga Maqedonia i cili transportonte dyer për dhoma për në Zvicër kanë zbuluar dhe sekuestruar rreth 39 kilogram marijuanë.

Siç informon Drejtoria doganore, dje rreth orës 14:20 në vendkalimin kufitar Qafë Thanë për dalje nga Republika e Maqedonisë është paraqitur një kamion me targa të Maqedonisë i drejtuar nga personi V.K. nga fshati Livadhi, rajoni i Strugës. Kamioni ishte i ngarkuar me mobile, dritare, dyer dhe pllaka graniti për eksport për një person fizik nga Zvicra. Për shkak të mospasjes kushte të duhura për kontroll detajor, automjeti dhe malli në të, të shoqëruar nga doganierët janë dërguar në terminalin doganor në Strugë.

“Gjatë kontrollit detajor, qeni doganor ka dhënë shenja se në brendësinë e 20 dyerve të dhomave ka materie narkotike, për çka dhe njëra prej dyerve është shpuar me turjelë dhe në të është gjetur materie e panjohur e gjelbër si bari. 19 dyer tjera ishin thyer me dorë dhe në to janë nxjerrë gjithsej 71 pako të mbushura me marijuanë, të mbështjella në ambalazh të tejdukshëm të najlonit”, kumtoi Drejtoria doganore.

Droga, automjeti dhe kundërvajtësi janë dorëzuar në Departamentin për tregti të paligjshme me drogë pranë MPB-së për veprim të mëtutjeshëm. Kundër personit do të jepet akuzë penale për tregti me drogë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *