Home / Sport / Nexhat Husesin trajner i ri i Dritës

Nexhat Husesin trajner i ri i Dritës

“Mund të konfimroj se Nexhat Husein është trajner i ri i skuadës tonë. Kemi arritur marrëveshje për bashkëpunim deri në fund të sezonit aktual, me hapsirë që të vazhdojmë nëse mbetemi të kënaqur me rrjedhën e kampionatit. Trajneri i ri tani më ka filluar me punë dhe detyra e tij do të jetë që të kthejë ekipin në rrugën e suksesit dhe të largohemi nga pozitat e rrezikut në renditje”, deklaroi presidenti i Dritës, Abedin Aliti-Abi.

Drita e Bogovinës ka emëruar trajner të ri të saj teknikun nga Manastiri, Nexhat Husein, i cili vjen në vend të Ane Andonovskit të shkarkuar ditë më parë. Ndryshimet te bogovinasit erdhën pasi që skuadra nisi sezonin e ri në formë katastrofale, me humbje nga Sileksi dhe barazim si vendas me Pelisterin, pas çka ekipi mbeti pa trajnerin e parë, me që se u largua Andonovski. Ndërkohë në ndeshjen me Shkëndijën, Drita u udhëhoq nga ndihmës trajneri Amir Veliu dhe pësoi disfatën e rradhës. Duke parë ecurinë negative, kryesia e klubit u angazhua maksimalisht në gjetjen e trajnerit të ri dhe vendimi ka ra që Nexhat Husein të jetë drejtuesi i ri i Dritës. “Mund të konfimroj se Nexhat Husein është trajner i ri i skuadës tonë. Kemi arritur marrëveshje për bashkëpunim deri në fund të sezonit aktual, me hapsirë që të vazhdojmë nëse mbetemi të kënaqur me rrjedhën e kampionatit. Trajneri i ri tani më ka filluar me punë dhe detyra e tij do të jetë që të kthejë ekipin në rrugën e suksesit dhe të largohemi nga pozitat e rrezikut në renditje”, deklaroi presidenti i Dritës, Abedin Aliti-Abi, i cili konfirmoi emërimin e trajnerit të ri të skuadrës bogovinase. Për Nexhat Huseinin ky do të jetë rrikthim në Tetovë, pasi që paraprakisht vite më parë punoi si trajner i Shkëndijës, me të cilët asokohe arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Maqedonisë. Përveç ekipit tetovar, ai ka punuar edhe me shumë skuadra tjera, posaçërisht Pelisterin. Ndërkohë Husein do të jetë trajneri i tretë i Dritës në sezonin e parë në Ligën e Parë. Debutuesi në elitën e futbollit vendor sezonin e nisi me Jeton Beqirin, i cili u dorëhoq pas disa javëve të para. Ane Andonovski ishte zëvendësuesi i Beqirit, dhe ai në pranverë kishte rezultate pozitive me skuadrën bogovinase. Mirëpo fillimi i gjysmëstinorit pranveror nuk është në nivel, pas çka erdhi deri te ndarja me të dhe Husein do ta ketë barën që të vazhdojë drejtimin e Dritës, në tentimin për të mbyllur me sukses sezonin debutues në Ligën e Parë. Drita pas 21 javëve të zhvilluara me 24 pikë të tubuara mban pozitën e 10-të në renditje, duke qenë në mesin e skuadrave që rrezikojnë largim nga kategoria e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *