Home / Sport / Nisën garat në LPFM, Sileksi ‘fik’ Dritën

Nisën garat në LPFM, Sileksi ‘fik’ Dritën

Paraqitje katastrofale e Dritës në start të gjysmëstinorit pranveror, e cila mundet me rezultat të lartë 4:0 në transfertën në Kratovë. Rabotniçki nisi me fitore sezonin pranveror, ndërsa pa gola ka përfunduar dueli ndërmjet Metalurgut dhe Teteksit.

Ka përfunduar pushimi 3 mujor për skuadrat elitare në Ligën e Parë të futbollit në vend, pasi që këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të startoi gjysmëstinori pranveror. Në fakt u zhvilluan tre përballje, pasi që duelet Shkëndija-Renova, Pelisteri-Vardari dhe Bregallnica-Napredoku janë shtyrë për të mërkurën. Dueli i Tetovës është anuluar për shkak të parregullsive të kryesisë së re të Shkëndijës gjatë transformimit në Shoqatë Aksionare, dueli në Manastir u anulua për shkaqe sigurie pas trazirave të fundit në Shkup, ndërsa takimi në Shtip është shtyrë për shkak të terenit të mbuluar me uji, si rezultat i të reshurave të mëdha të shiut. Stinori pranveror u hap me duelin Rabotniçki-Horizont Turnova, i cili u zhvillua të shtunën në staidumin në Gjorçe Petrov të Shkupit dhe në të cilin skuadra vendase arriti të fitojë tre pikë pas fitores 2:0. Bazhe Iliovski në pjesën e parë dhe Krste Velkovski në pjesën e dytë ishin autor të golave për Rabotniçkin. Të dielën Drita e Bogovinës ka pësuar ‘debakël’ në Kratovë, ku u mund 4:0 nga skuadra e Sileksit. Stamenkovic në minutën e 24 shënoi për epërsi të Sileksit, ndërsa rezultuan të pasuksesshëm tentimet e Dritës për tu rrikthyer në lojë, pasi në pjesën e dytë pranuan edhe tre gola tjerë. Pavloviç në minutën e 54 shënoi për 2:0, ndërsa në minutën e 84 dhe 88, Velinov sjell dy gola tjerë, për të kompletuar debaklin e Dritës. Takimi në Autokomandë të Shkupit, ndërmjet Metalurgut dhe Teteksit ka sjellë futboll të dobët dhe barazim pa gola. Moti i bukur për lojë dhe fakti që kjo ishte e vetme që luhej në Shkup, në tribuna tuboi numër të konsiderueshëm tifozësh, mirëpo tereni katastrofal nuk lejoi ndonjë lojë të bukur për sy. Teteksi nisi ndeshjen me shumë vetëbesim, por me kalimin e kohës, Metalurgu vëndoi baraspeshë në teren dhe takimi disi ishte i barabartë. Të dyje ekipet kishin disa gjysmë-raste shënimi, të pamjaftueshme për të parë gol në stadiumin në Autokomandë, kështu që në fund barazimi 0:0 ndoshta ishte edhe rezultati më real i kësaj përballje. Tre takimet e anuluara, Shkëndija-Renova, Pelisteri-Vardari dhe Bregallnica-Napredoku në program janë të mërkurën.

Rezultatet:
Rabotniçki-Horizonti 2:0,
Metalurgu-Teteksi 0:0,
Sileksi-Drita 4:0,
Shkëndija-Renova,
Pelisteri-Vardari,
Bregallnica-Napredoku.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *