Home / Sport / Një autogol shtyn Junajtid drejt titullit

Një autogol shtyn Junajtid drejt titullit

Mançester Junajtid ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion në Angli falë suksesit 1-0 në fushën e Sandërlend, duke mbajtur distancën prej 15 pikësh me Sitin ndjekës.

Skuadra e Ferguson ka djersitur shume për të marrë tri pikët në transfertë dhe ia ka arritur qëllimit vetëm falë një autogoli të Brambëll në pjesën e parë të ndeshjes. Më pas, “djajtë e kuq” janë përqendruar që të ruanin sa më mirë këtë rezultat, që i shtyn më shumë drejt titullit të 20-të kampion.
Edhe Mançester Siti ka marrë frytë lehtësisht me fitoren 4-0 ndaj Njukasëll, pasi ka përfituar nga humbja e Çelsit për t’u shkëputur disi nga grupi ndjekës dhe për të mbërthyer më mirë vendin e dytë në klasifikim, që është kthyer edhe objektivi kryesor i skuadrës së drejtuar nga Mançini.
Pikërisht londinezët janë humbësit më të mëdhenj të kësaj jave, pasi me disfatën 2-1 përballë Sauthempton, jo vetëm që i kanë lëshuar vendin e tretë përsëri Totenhemit, por tashmë kanë shumë afër Arsenalin e pse jo edhe Evrtonin, që ka dy ndeshje më pak se skuadra e Benitez. Për më tepër, kalendari nuk është shumë i favorshëm për Çelsin që në javët e mbetura të këtij kampionati do të luajë kundër Totenhem, Liverpul, Mançester Junajtid dhe Everton.

Premier League
Java 30 / Rezultatet
Sandërlend-Mançester J. 0-1
Arsenal-Riding 4-1
Mançester Siti-Njukasëll 4-0
Sauthempton-Çelsi 2-1
Suonsi-Totenhem 1-2
Uest Hem-Uest Bromuiç 3-1
Uigan-Noruiç 1-0

Klasifikimi: Mançester Junajtid 77 pikë; Mançester Siti 62; Totenhem 57, Çelsi 55; Arsenal 53; Everton 48; Liverpul 45; Uest Bromuiç 44; Suonsi 40; Uest Hem 36, Fullhem 36; Stouk 34; Noruiç 34; Njukasëll 33; Sandërlend 31; Sauthempton 34; Aston Vila 30; Uigan 30; Riding 23, QPR 23.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *