Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit përmes debatit aftësohen për tema shoqërore (VIDEO)

Nxënësit përmes debatit aftësohen për tema shoqërore (VIDEO)

Tetovë, 31 Mars – Forumi Rinor Arsimor ka realizuar një pjesë të projektit “Shfrytëzimi i mjeteve digjitale ilegale për arritje të qëllimeve politike duhet të dekriminalizohet” kurse është mbështetur nga projekti i USAID-it për integrim multietnik.

Maja Petrushevska, koordinatore e këtij projekti për Tetovë thotë se përmes këtij debati u mundësohet të rinjve për të promovuar kulturën e dialogut në shoqëri, por edhe për tu edukuar për çështje shoqërore të rëndësishme. Ajo theksoi se , në turneun regjional të nxënësve të shkollave të mesme në Tetovë, kanë marrë pjesë nxënës nga Strumica, Dibra dhe Kumanova.Ndërsa Resul Neziri, poashtu koordinator i projektit thotë se në debat do të përzgjedhen edhe ekipet më të mira debatuese prej këtyre qyteteve do të vazhdojnë garën e tyre në debatin nacional shtetëror që do te mbahet në Shkup .“Ne këtë debat do të shpallen edhe ekipet më të mira nga këto qytete të cilët do të vazhdojnë në garat nacionale për debat që do të mbahen në Shkup gjatë këtij viti.

Nxënësit e shkollave të mesme që janë anëtarë të klubeve nga komunat e tyre gjatë debateve do të argumentojnë, diskutojnë dhe hulumtojnë bashkërisht pa dallim se janë të ndryshëm në përkatësinë tyre etnike, fetare apo kulturore”, tha Resul Neziri.

Gjatë turneut në Tetovë, nxënësit debatuan edhe për shumë çështje të rëndësishme aktuale në kontekstin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

NXËNËSIT PËRMES DEBATIT AFTËSOHEN PËR TEMA SHOQËRORE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *