Home / Lajme / Maqedoni / Ohër, kapen 3 kilogram marijuanë, e transportuar nga Shqipëria

Ohër, kapen 3 kilogram marijuanë, e transportuar nga Shqipëria

Ohër, 30 Mars – Policia e Ohrit ka ndaluar 28 vjeçarin XH.I nga Ohri për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai u ndalua nga policia e Ohrit, e cila gjatë kontrollit të makinës taksi ka zbuluar 3 kilogram drogë të llojit marijuanë.

XH.I ka pohuar para organeve të rendit se drogën e kishte blerë për 500 euro nga një shtetas i Shqipërisë, me qëllim të tregtimit të saj në tregun e zi në Maqedoni. Ai u zbulua nga policia në afërsi të stacionit të autobusëve në Ohër, pasi paraprakisht ai kishte lëvizur rrugëve e rrugicave të qytetit me një taksi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *