Home / Lajme / Maqedoni / OJQ-të kërkojnë lirimin e të ndaluarve për protestat

OJQ-të kërkojnë lirimin e të ndaluarve për protestat

9 MARS-Shoqatat joqeveritare shqiptare përmes komunikatave kanë kërkuar që të lirohen të rinjtë shqiptarë, të cilët përmes protestave shprehën revoltën e tyre kundër huliganizmit maqedonas dhe siç thuhet neglizhimit dhe mosndalimit të tyre nga organet policore.

Disa organizata joqeveritare shqiptare kanë apeluar që të lirohen të gjithë shqiptarët e ndaluar lidhur me protestat e fundit në Shkup.

Shoqatat joqeveritare shqiptare përmes komunikatave kanë kërkuar që të lirohen të rinjtë shqiptarë, të cilët përmes protestave shprehën revoltën e tyre kundër huliganizmit maqedonas dhe siç thuhet neglizhimit dhe mosndalimit të tyre nga organet policore.

“Ne mbrojmë me të gjitha forcat të drejtën e rinisë shqiptare për të protestuar dhe për të mbrojtur lirin dhe dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar. Protestat e javës së kaluar treguan se rinia shqiptare ka forcën e nevojshme për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar dhe se ata burojnë nga populli dhe nuk mund ti ndaloj askush as PDSH as BDI e aq me pak Nikolla Grievski me policin e tij. Konsiderojmë se tentativat e fundit të Ministrisë se punëve të Brendshme se gjoja kanë nisur në identifikimin e protestuesve dhe burgosjen e tyre cenon rëndë demokracinë shqiptare dhe nuk i shërben uljes së tensioneve ne vend. Policia duhet të arrestoj shkaktarin kryesor Stojanço Angelovin si dhe ata të cilët shkaktuan terror tek fëmijët shqiptar duke i sulmuar në mënyrën më barbare duke rrezikuar jetët e tyre”, thekson Lëvizja Qytetare “Zëri” me qendër në Strugë.

Sipas saj, protestat e shqiptarëve të cilat rezultuan vetëm në dëme të vogla materiale duhet të arsyetohen dhe të mirëkuptohen nga revolta që shkaktoi te shqiptarët rrezikimi i jetës së fëmijëve të tyre dhe se reagim të tillë do të kishte bërë çdo popull i qytetëruar evropian i cili shqetësohet për lirinë dhe jetën e fëmijëve të tyre. “Zëri” apelon për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të rinjve që janë ndaluar dhe që pritet të ngarkohen me vepra penale. Në mbështetje të kësaj kërkese kanë dalë edhe “Tifozat Kuq e Zi”, që sot në Tiranë përmes një proteste do të shprehin revoltën e tyre. Ndërkohë, kërkesa për lirimin e të ndaluarve lidhur me protestat kanë kërkuar edhe “Illyricum Libertas”, “Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptarë në Maqedoni” si dhe shoqata të tjera. Ato kërkojnë arrestimin e personave përgjegjës dhe nxitës të dhunës ndaj fëmijëve shqiptarë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *