Home / Lajme / Maqedoni / Orët e fundit për unitetin maqedonas për Strugën dhe Kërçovën

Orët e fundit për unitetin maqedonas për Strugën dhe Kërçovën

07 Mars – Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal nga radhët e opozitës maqedonase.

Parlamenti i Maqedonisë javën e kaluar miratoi ndryshimin e kodit zgjedhor, duke shtyer afatin deri më 8 mars për dorëzimin e listave nga opozita, e cila ndërpreu bojkotin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

Partia më e madhe opozitare LSDM ka paralajmëruar se nuk përjashton mundësinë që të mos nxjerrë kandidatë për Strugën dhe Kërçovën, me qëllim të shmangies së përçarjes së votës tek elektorati maqedonas. Zyrtarët e kësaj partie dy ditë më parë i bën një ofertë VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Gruevski për një marrëveshje për të mbështetur kandidatin e kësaj partie në këto dy komuna ku gara e ngushtë do të jetë me partitë shqiptare, të cilat janë favorite për të fituar dy komunat.

Nga ana tjetër edhe VMRO-DPMNE përmes degëve lokale ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe unitet për Strugën dhe Kërçovën.

Kryetari i LSDM-së së Strugës, Riste Çushkoski për A1On ka thënë se ata mbeten në propozimin të cilin dje zyrtarisht e publikoi Igor Ivanovski.

“Momentalisht është duke u punuar në atë që me VMRO-DPMNE-në të shkojmë me listë të përbashkët dhe ta përkrahim kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Kandidatët në atë do të ishin të përzier dhe ky është propozimi jonë i fundit. Deri nesër, do të dihet gjithçka”, ka theksuar Çushkoski.

Sot dy partitë pritet të definojnë bashkëpunimin dhe arritjen e marrëveshjes për kandidatura të përbashkët për Strugën dhe Kërçovën, gjegjësisht përkrahjen e kandidatëve tashmë të shpallur nga VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *