Home / Sport / Pacini thumbon Interin: Ata e dinë kush është spiuni!

Pacini thumbon Interin: Ata e dinë kush është spiuni!

Që në fillimin e sezonit ekziston një debat mjaft in ndezur mes tifozëve të Milanit dhe Inteirt, mbi faktin se kush ka fituar në shkëmbimin që bënë dy skuadrat me Antonio Kasanon dhe Xhampaolo Pacinin. Por sulmuesi i Milanit është i bindur se ka qenë ai që ka dalë i fituar nga e gjithë kjo situatë.

“Ky ishte një operacion merkatoje që e kërkoja me ngulm dhe tani po i gëzohem plotësisht kësaj skuadre fantastike që është Milani. Në disa aspekte janë dy klube krejtësisht të ndryshme dhe opinionet që kam ndërtuar mbi disa persona të veçantë kur isha te Interi, ndikuan shumë mbi zgjedhjen time. Ndaj nga pikëpamja ime, i fituari në këtë mes kam dalë unë”, deklaroi Pacini, i cili nuk na ngurruar të thumbojë zikaltërit që janë përfshirë mes polemikave pas debatit mes trajnerin Stramaçioni dhe pikërisht Kasanos.
“Kush ishte spiuni dhe bëri që të dalë në publik lajmi i zënkës mes tyre? Të gjithë e dinë se kush është, por nuk mund të thuhet emri i tij”, ishte batuta e Pacinit, duke lënë të kuptohet se edhe vetë Stramaçioni është i ndërgjegjshëm se kush është personi që e tradhtoi para shtypit.
Sulmuesi ka shënuar vetëm 12 gola në këtë kampionat por me sa duket kaq ka mjaftuar që Milani të bëjë gati rinovimin me të. Sipas asaj që përflitet në shtypin italian, kuqezinjtë do të ulen në fund të sezonit në tavolinën e bisedimeve me futbollistin, duke i vënë para një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2016 dhe me të cilën do të vazhdojë të përfitojë 2.7 milion euro në vit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *