Home / Sport / Parisi, me shumë mungesa, Valencia beson te përmbysja

Parisi, me shumë mungesa, Valencia beson te përmbysja

Paris Sent Zhermen pret sot në mbrëmje Valencian, ndërsa për trajnerin Ançeloti nuk do të jenë në fushë Ibrahimoviç, Verrati dhe Menez. Ai ka rikuperuar në momentet e fundit Tiago Silvën, i domosdoshëm, duke parë se francezët janë thuajse të kualifikuar pas fitores 2-1 në “Mestaja”.

Duke parë mungesat, Ançeloti mund të aktivizojë si titullar edhe Devid Bekham. Përballë Parisit do të jetë një Valencia luftarake. Mesfushori Tino Kosta ka kërkuar të zgjojë ekipin e tij përpara kësaj ndeshjeje.

“Përmbysja është e mundshme, duhet të kërkojmë të shënojmë dy gola që në minutat e para. E dimë rëndësinë dhe vështirësinë e sfidës, por kemi besim”, tha ai. Skuadra e Ernesto Valverdes vjen pas një barazimi 2-2 në kampionat ndaj Levantes, ndërsa PSG u mund 1-0 nga Reims.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *