Home / Lajme / Maqedoni / PDSH AKUZON BDI-në PËR PROTESTAT E DJESHME. NUK BOJKOJTOJMË PUNËN E KUVENDIT (VIDEO)

PDSH AKUZON BDI-në PËR PROTESTAT E DJESHME. NUK BOJKOJTOJMË PUNËN E KUVENDIT (VIDEO)

Tetovë, 03 Mars – Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme analizoi situatën aktuale politike të krijuar pas ngjarjeve të fundit në Shkup, duke mohuar akuzat e BDI-së dhe konstatoi se vetë BDI ka qenë organizatore e protestave të djeshme.

“BDI-ja herë me LSDM-në dhe herë me VMRO-në, gjithmonë bëhet pjesë e skenarëve kundër shqiptarëve, andaj si pasojë e kësaj shqiptarët çdo ditë rrihen, vriten, maltretohen dhe arrestohen. PDSH vlerëson se sulmet që ndodhin sistematikisht ndaj shqiptarëve, ishte preteksti që mijëra shqiptarë të dilnin dje në protesta kundër dhunës së ushtruar mbi ta. Apelojmë te faktori ndërkombëtar që hezitimi dhe kujdesi në fjalor që në situata të caktuara e kanë, për hirë të seriozitetit të situatës gjërat të thuhen më troç, me qëllim që situata të këtilla mos të përsëriten”, thekson PDSH.

Kjo parti gjithashtu kërkon urgjentisht që të lirohen shqiptarët e arrestuar ditëve të fundit dhe njëherit të tërhiqen forcat policore nga lagjet shqiptare të Shkupit.

“Kërkojmë urgjentisht që të merren masa ndaj të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj shqiptarëve, qofshin huliganë apo pjesëtarë të forcave policore dhe urdhër-dhënësit e tyre, gjë e cila në masë të madhe do të ndikonte në qetësimin e situatës. Të vetëdijshëm për zhgënjimin e madh që shqiptarët e kanë ndaj BDI-së, vlerësojmë se nuk duhet humbur besimin në procesin politik. Ky zhgënjim duhet të kanalizohet në mobilizim të gjithanshëm që nëpërmjet votës më 24 Mars t’i dënojnë ata që me vite dështojnë në mbrojtjen e shqiptarëve”, theksohet në konkluzat e PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi para mbledhjes së kryesisë se nuk do të braktiset dhe bojkotoj Parlamentin. “Bojkoti nuk do të ndodhë për shkak se çdonjëri nga këta lojtar të përlyer kërkon alibi, dhe nuk do të jemi alibi për sjelljet joserioze të Qeverisë dhe të ndonjë raporti të keq që mund të vij për Maqedoninë”, deklaroi Thaçi, duke dënuar BDI për ngjarjet e djeshme.

Sipas tij, protestat dje i organizoi BDI me parullën “Talat mos u frikëso, se Çairi me barot do të mbrojë”. “Ata në këtë mënyrë kriminale duan që të ngrisin rejtingun.

THAÇI: BDI ORGANIZATORE E ZGJEDHJEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *