Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI 11 vite thirret në legjitimitet të rrejshëm (VIDEO)

PDSH: BDI 11 vite thirret në legjitimitet të rrejshëm (VIDEO)

30 mars-11 vjet kështu janë falsifikuar rezultatet, herë me shumë e herë me pak, varësisht se sa vota ju është dashur BDI-së për te ‘fituar’, theksoi deputeti i PDSH-së dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Bekim Fazliu, duke shtuar se kjo parti 11 vjet thirret siç tha ai në legjitimitet të rrejshëm, legjitimitet të falsifikuar dhe të vjedhur.

“Tipari i vetëm me të cilën njihet BDI-ja në këto 11 vite është hajdutëria. Sot edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor e konstatoi hajdutërinë, falsifikimin dhe vjedhjen e votave nga ana e BDI-së në Komunën e Çairit. Ata thirren në legjitimitet të rrejshëm për 11 vjet. 11 vjet shqiptarëve ua kanë vjedhur legjitimitetin, ua kanë vjedhur votën. 11 vjet kështu janë falsifikuar rezultatet, herë me shumë e herë me pak, varësisht se sa vota ju është dashur BDI-së për te ‘fituar’, theksoi deputeti i PDSH-së dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Bekim Fazliu, duke shtuar se kjo parti 11 vjet thirret siç tha ai në legjitimitet të rrejshëm, legjitimitet të falsifikuar dhe të vjedhur.

Sipas tij, për këtë vjedhje dhe për këtë falsifikim përgjegjësia është e udhëheqësisë së BDI-së, mos i marrin në qafë ata më poshtë.

“Ata janë përgjegjësitë të cilët nëpërmjet bandave të tyre kriminale, të organizuara kanë bërë presion për të bëtë këtë falsifikim dhe vjedhje të votave. Në mënyrë të njëjtë, pa asnjë dallim, ashtu siç janë vjedhur votat në Çair, janë vjedhur votat edhe në vendbanimet dhe komunat tjera.Në Tetovë BDI ka vjedhur 5500 vota edhe atë në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Shipkovicë, Gjermë, Sellcë etj. Në Saraj, BDI ka vjedhur 3000 vota edhe atë në Saraj, Gllumovë, Bojanë, Radushë etj. Në Gostivar 4000 vota,Në Zhelinë, BDI ka vjedhur 2000vota, në Bogovinë , BDI ka vjedhur 2000 vota, në Likovë, BDI ka vjedhur 2000 vota, në Kumanovë BDI ka vjedhur 2000 vota, në Dibër ka vjedhur 2000 vota dhe në Dollnen, BDI ka vjedhur 200 vota”, theksoi Bekim Fazliu.

Sipas tij, përveç shlyerjes së mijëra votuesve shqiptar të PDSH-së nga listat e votimit, përveç blerjes së votave dhe marrjes me kërcënim të votave , sot u konstatua se BDI në këto zgjedhje ka vjedhur po ashtu me mijëra vota.

“Ne besojmë që autorët kryesor që janë të implikuar në këto vjedhje, do të marrin edhe përgjegjësinë e duhur, do të përgjigjen penalisht për këtë krim zgjedhor që kanë bërë ndaj qytetarëve shqiptarëve”, theksoi në fund deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

BEKIM FAZLIU AKUZON BDI-në PËR VJEDHE VOTASH ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *