Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkon interpretim autentik të Kodit Zgjedhor

PDSH kërkon interpretim autentik të Kodit Zgjedhor

Tetovë, 28 Mars – Partia Demokratike Shqiptare, dorëzoi në procedurë parlemtare iniciativë për interpretim autentik të Kodit Zgjedhor. PDSH me këtë inicivativë dëshiron që ata votues shqiptarë që nuk figuruan në listën zgjedhore në ditën e votimeve më 24 mars, të mund të votojnë në raundin e dytë, që mbahet më 7 prill. PDSH konsideron se zgjedhjet e 24 marsit, kanë qenë më të falsifikuarat në historinë e Maqedonisë.

Sot kisha takim me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski me të vetmin qëllim që ta informoj se grupi parlamentar i PDSH-së sot do të dorëzojë në procedurë parlamentare iniciativë për interpretim autentik të kodit zgjedhorë me të vetmin qëllim që mijëra shqiptarë të cilët nuk ishin nëpër lista të votuesve në ditën e votimit më 24 Mars, tu kthehet e drejta që të mund të votojnë. Krejt rastësisht e këtyre 99 për qind shqiptarëve të fshirë nga listat zgjedhore të cilët posedojnë dokumentacione biometrike komfor kodit zgjedhor, janë anëtarë të PDSH-së, bile disa edhe anëtarë të afërm të familjarëve të funksionarëve të PDSH-së dhe plus të tjerë, si deputet dhe ç’është më interesant, aq larg ka shkuar ky pushtet ka fshirë edhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi i cili posedon pasaportë biometrike. Kjo që po them tani është vetëm një pjesë e këtij mozaiku që nënkupton se këta zgjedhje lokale të 24 Marsit ishin zgjedhjet më të manipuluara dhe më të falsifikuara në historinë e Maqedonisë,-ka përfunduar Aliu.

Sot, në KSHZ do të shqyrtohet ankesa e PDSH-së, me çka kërkojmë që procesi zgjedhor në komunën e Çairit të përsëritet. Krejt, kjo me të vetmen arsye se është bërë falsifikim i pabesueshëm i processverbaleve dhe komplet i procesit zgjedhor në këtë komunë, ku janë të kyçur këshillat votuese, anëtarët e tyre dhe komisioni komunal zgjedhor, shtoi Aliu.

Partia Demokratike Shqiptare është ankuar për parregullsi edhe në komunën e Sarajit, Malësinë e Tetovës, komunën e Likovës dhe atë të Dollnenit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *