Home / Lajme / Maqedoni / PDSH reagon kundër rrahjes së nxënësve shqiptarë

PDSH reagon kundër rrahjes së nxënësve shqiptarë

02 Mars – PDSH përmes deputetit Bekim Fazliu ka reaguar lidhur me rrahjen e nxënësve shqiptarë në Shkup nga huligan maqedonas.

“Lotët, dhimbja, vuajtjet dhe mundimet e familjeve shqiptare s’kanë të ndalur! Në Maqedoni huliganët, kriminelët dhe kjo Qeveri VMRO – BDI janë bashkuar dhe janë bërë një në ushtrimin e dhunës ndaj shqiptarëve.Rasti i djeshëm i rrahjes së fëmijëve shqiptarë në Shkollën e mesme “Dimitar Vllahov “ në Shkup nga huliganët maqedonas, si dhe mosreagimi dhe moszbardhja e këtij rasti nga ana e institucioneve shtetërore, qartazi tregon se huliganët janë në mbrojtje të kësaj qeverisje, në mbrojtje të BDI-së dhe Alisë”, thekson deputeti Fazliu.

Sipas tij, ka me dhjetëra raste, ku siç thuhet “fëmijët dhe nxënësit shqiptar brutalisht rrihen nga huliganët maqedonas dhe deri tani asnjë rast nuk është zbardhur dhe askush nuk ka bartur përgjegjësinë për mos zbardhjen e këtyre rasteve, ashtu si nuk kanë bartur përgjegjësinë edhe për rrahjen dhe tërheqjen zvarrë të nënave dhe motrave shqiptare gjatë aksionit policor “ Monstra “, për rrahjen nëpër burgje të të akuzuarve për aksionin “ Monstra “, për vdekjen misterioze të Ibrahim Sulejmanit në burg dhe përplot raste të tjera ku shqiptarët rrihen, vriten, ekzekutohen, dënohen të pafajshëm e kështu me radhë”.

Ai theksoi se me 24 mars do të mposhtet kjo e keqe që vjen siç thuhet nga Alia, BDI-ja dhe Qeveria.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *