Home / Lajme / Maqedoni / Pistoleta u gjet- Hetimet vazhdojnë ( VIDEO )

Pistoleta u gjet- Hetimet vazhdojnë ( VIDEO )

28 Mars..U gjet pistoleta me të cilen u vranë tetovarët Ekrem Alija dhe Hristo Uzunov në vitin 2011 ne Itali

U gjet pistoleta me të cilën u vranë në vitin 2011 tetovarët Ekrem Salia 45 vjecar dhe Hristo Uzunov 42 vjecar në qytetin Bresha në Itali.
Policia e Italisë edhe pse ka mbyllur rastin e kësaj vrasje me c’rast dy shtetas italian janë dënuar me dënim të përjetshëm,gjetja e pistoletës do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
Së shpejti do të fillojë gjykimi edhe I të akuzuarit të tretë Andrea Voloni I cili para disa muajve është arrestuar në Tuniz.Pistoleta e gjetur mban emrin e tij dhe dyshohet se pikërisht ky person është ekzekutor I tetovarëve në vitin 2011 në Itali.
Përndryshe gjykimi I vrasësve të Ekremit dhe Hristos ka filluar gjatë muajit nëntor të vitit 2012.Gjatë seancave gjygjësore është vërtetuar se kontaktet e tetovarit Ekrem Salia dhe të akuzuarit Daniele Saravini kanë filluar në vitin 2010 dhe është biseduar për hapjen e një qendre tregtare në Shkup në partneritet me Hristo Uzunovin dhe një biznes partner nga Sërbia .Saravini është paraqitur si pronar banke e cila nuk ekziston duke I premtuar të ndjerit Ekrem Salia finansimin e qendrës tregtare nga banka e tij në atë moment në këtë kurth është futur edhe një italiane atraktive Roberta Mariani e cila ka kërkuar nga tetovarët 400.000 euro që tju siguroj një kredi në vlerë 26 miljon euro.Pasi të ndjerët Ekremi dhe Hristo kanë paguar mjetet e kërkuara kuptojnë mashtrimin dhe në momentin që janë munduar ti kthejnë paratë e dhëna janë gjetur të vrarë.

Policia italiane gjatë hetimeve ka konstatuar se Saravini ka urdhëruar një bashkëpuntor të tij që mendohet se është I akuzuari Voloni që të ekzekutojë tetovarët dhe me datë 23 qershor të vitit 2011 I njejti me pistoletën tani më të gjetur I ka vrarë dy tetovarët në malin Magdalena të qytetit Bresha.
Edhe pse kanë kaluar plot dy vite nga ky rast makabër policia italiane vazhdon hetimet për rastin, njofton Televizioni Koha TetovëGJENDET PISTOLETA ME TË CILËN VRITEN DY TETOVARËT NË ITALI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *