Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov u takua me shefin e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Arens

Presidenti Ivanov u takua me shefin e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Arens

13 mars-Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se të gjithë faktorët në procesin zgjedhor duhet të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe me respekt të pakushtëzuar të dispozitave ligjore, si dhe në pajtim me përfitimet e arritura demokratike, duke mbajtur llogari për interesat shtetërore dhe për interesat e qytetarëve.

Presidenti Gjorge Ivanov sot kishte takim me ambasadorin Gert Arens, shef i Misionit të OSBE/ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë.

Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, ka theksuar se Republika e Maqedonisë ka kapacitet që të zbatojë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe se qyterarët e Maqedonisë posedojnë ndërgjegje dhe pjekuri të madhe politike që të kontribuojnë në realizimin e zgjedhjeve të këtilla. Republika e Maqedonisë, këtë e ka dëshmuar edhe në periudhën e kaluar dhe nuk ekziston kurrfarë shkaku që të mos jetë kështu edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka plotësuar Ivanovi.

Duke theksuar se zbatimi i procesit zgjedhor është një nga kriteret kyçe për plotësimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov ka shprehur pritje se gara zgjedhore do të jetë e rreguzllt dhe konstruktive dhe do të paraqesë luftë të propozimeve dhe ideve, e jo vetëm luftë për pushtetin vendor.

Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se të gjithë faktorët në procesin zgjedhor duhet të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe me respekt të pakushtëzuar të dispozitave ligjore, si dhe në pajtim me përfitimet e arritura demokratike, duke mbajtur llogari për interesat shtetërore dhe për interesat e qytetarëve.

Në takim janë shkëmbyer opinione edhe rreth ngjarjeve të paradokohshme politike, me ç’rast presidenti i Maqedonisë ka shprehur kënaqësi nga sjellja pozitive e liderëve edhe të pushtetit edhe të opozitës që përdundimisht mundësuan që axhenda evropiane të kthehet sërish në rend dite në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *