Home / Lajme / Maqedoni / Protestë në Bruksel për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë

Protestë në Bruksel për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë

19 mars-Protesta është e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Beneluks, ndërsa bëhet thirrje për përkrahje masive të kësaj proteste, nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Evropë.

Komuniteti shqiptar i diasporës në Belgjikë dhe Evropë nesër do të mbajë një protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel në shenjë proteste për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Ballkan, me theks të veçantë siç thuhet në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Protesta është e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Beneluks, ndërsa bëhet thirrje për përkrahje masive të kësaj proteste, nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Evropë. Organizatorët përmes një njoftimi publik kanë theksuar se protesta mbahet rreth orës 14.00 në Place Schuman para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *