Home / Lajme / Rajon / Pushtetarët shkelin të drejtat e qytetarëve

Pushtetarët shkelin të drejtat e qytetarëve

23 mars-“Në qoftë se duam të bëjmë një krahasim se kush janë, natyrisht se ata që kanë kontakte më së tepërmi me qytetarë, që kanë pushtet, kanë forcë në dorë, që mund t’i shkelin të drejtat e njeriut, ata janë në radhë të parë Ekzekutivi. Kur them Ekzekutivi, mendoj në nivelin qendror dhe atë lokal, si dhe Gjyqësori”, thotë Kurteshi.

Ata që kanë kontakte më së tepërmi me qytetarë, ata që kanë pushtet, që kanë forcë në dorë, e që mund t’i shkelin të drejtat e njeriut në radhë të parë është ekzekutivi, në nivelin qendror dhe lokal, si dhe Gjyqësori, ka thënë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Avokati i Popullit, në një intervistë për REL ka thënë se “tash ne i shikojmë vetëm shkeljet e të drejtave të njeriut nga institucionet e autoritetet publike në Republikën e Kosovës, por jo të gjitha”.

“Në qoftë se duam të bëjmë një krahasim se kush janë, natyrisht se ata që kanë kontakte më së tepërmi me qytetarë, që kanë pushtet, kanë forcë në dorë, që mund t’i shkelin të drejtat e njeriut, ata janë në radhë të parë Ekzekutivi. Kur them Ekzekutivi, mendoj në nivelin qendror dhe atë lokal, si dhe Gjyqësori”, thotë Kurteshi.

Ai thotë se arsyet e shkeljes së të drejtave të njeriut janë të shumta.

“Ka shumë faktorë por unë mendoj se një çështje është te gjendja ekonomike shumë e rëndë, mandej është ajo politike, por edhe mungesa e kulturës në atë drejtim”.

Avokati i Popullit, por edhe organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut, reagojnë për padrejtësi. A po merren parasysh ankesat dhe kërkesat tuaja?

Kurteshi thotë se popullata e varfër është më e shkelura .

“Kjo është kategoria më e madhe dhe s’mund të flasim për një pakicë, po për një shumicë. Mandej kemi edhe pakicat e ndryshme, jo vetëm në kuptimin siç bëhet përpjekje te ne, kur thuhet pakica të mendohet vetëm në ato etnike, kulturore e gjuhësore, po pakica janë të shumta- kemi personat me nevoja të veçanta, po ashtu nuk kemi një barazi gjinore në Kosovë të njohur, kemi personat me orientim seksual. Pastaj edhe në aspektin fetar, por kemi edhe pakica etnike e kulturore”, tha Kureshi, duke potencuar në një shkallë më të keqe sa i përket diskriminimit është te komuniteteti rom, ashkali e egjiptas. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *