Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët edukohen për të mbrojtur privatësinë e tyre (VIDEO)

Qytetarët edukohen për të mbrojtur privatësinë e tyre (VIDEO)

Tetovë, 30 Mars – Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale në bashkëpunim me shoqatën për mbrojtjen e konsumatorëve ka mbajtur aktivitetin ditët e hapura me ç`rast qytetarëve të Tetovës u është ndarë material informativ me mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas drejtuesve të këtij agjencioni qytetarët e Tetovës më shumë janë ankuar për keqpërdorimin e të dhënave në rrjetet sociale sidomos në Facebook. Zëvendësdrejtori i drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale Sead Sadikovski, thotë se projekti ditët e hapura organizohet në gjashtë qytete të Maqedonisë.

“Ky projekt filloi me realizim gjatë vitit të kaluar, në bashkëpunim me shoqatën e konsumatorëve të republikës së Maqedonisë dhe drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale,. Gjatë vitit të kaluar filluam me sistemin e telekomunikimeve , me operatorët e telekomunikimeve ndërsa këtë vit vazdhojmë me bankat dhe shoqatat për pagesë të borxheve., ndërsa kemi tendencë që këtë projekt ta vazhdojmë edhe gjatë vitit të ardhshëm në bashkëpunim me kontrollë të sferave të ndryshme. për kënaqësinë tonë, krahas shumë bankave, këtë vit partner tonë janë Banka Popullore e Maqedonisë dhe shoqata për pagesë të borxheve. Projektin Ditët e Hapura e organizojmë në gjashtë qytete të Maqedonisë, filluam në Shkup, përmes Bitolës, sot jemi në Tetovë, pastaj në Kavadar, Ohër dhe Strumicë. Projekti do të zgjasë deri më 1 prill, dhe këtë vit projekti realziohet me moton Privatësia juaj është e sigurtë me ne. Ajo që duam të arrijmë ëhstë mbrojtja e të dhënave personale e konsumatorëve në sistemin bankar në territorin e Republikës së Maqedonisë. Së dyti, dëshirojmë që të ngrisim vetëdijen për nevojën e mbrojtjes së të dhënave personale të konsumatorëve dhe privatësisë së tyre” tha Sadikovski, në një intervistë pë Tv KOHA.

Gjatë ditëve të hapura qyteraët janë njohur me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin bankar.

“Qytetarët konkretisht i njohim me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin bankar. Për këtë qëllim ne kemi përgatitur edhe material promovues, në çdo ekspoziturë të bankave ku bankat janë partner tanë qytetarët mund të marrin materialin dhe të shohin se çka është ajo që u intereson, kush janë të dhënat e tyre personale dhe banka mund ti kërkojë. Poashtu qytetarët mund të informohen për të gjitha pyetjet nga sfera e mbrojtjes së të dhënave personale që i tangojnë. Ja këtu jemi edhe me tendë, ku tek kolegët tanë mund të parashtrojnë iniciativë dhe kërkesë për kryerjen e ndonjë inspektimi dhe se mednojnë se ndonjë mënyrë të dhënat e tyre u janë keqpërdorur nga ndonjë institucion”, thotë ai, raporton TV KOHA.
Sipas Sadikovskit, qytetarët e Tetovës ankohen më shumë me profilet e rejshme në facebook.
“Nëse folim për qytetarët e Tetovës, ata janë të njohur me drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe parashtresat që i marrim nga qytetarët e Tetovës, pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me rrjetet sociale ku u keqpërodren të dhënat, konkretisht në facebook. Në rast kur kemi të bëjmë me profile të rejshme, ne si drejtori gjatë ditës kemi kontakte me qendrën e facebook-ut në Irlandë, dhe e njoftojmë, dhe mënjëherë parashtrojmë kërkesë për fshirje të profilit dhe i njjejti fshihet” u shpreh ai, raporton Tv KOHA.

Ai njoftoi se bankat në disa raste kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e letërnjoftimeve.
“Konkretisht parashtresat sa i përket letërnjoftimeve kanë të bëjnë me fotokopjen e tyre, por kur ne jemi tek bankat, mund të them se bankat, në pajtim me ligjin për pengim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, kanë bazë ligjore që të kërkojnë letërnjoftim. Dua të theksoj se gjatë këtyre ditëve qytetarët do të njihen me të drejtat e tyre dhe në cilët raste mund të japin fotokpjen e letërnjoftimit. Do të thotë, ligji ynë thotë se nëse me ligj është paraparë që të kërkohet letra e njoftimit atëherë e njejta duhet të vtregohet kur ju kërkohet. Konkretsiht, në ligjin për banim, në ligjin për zhvillimin e bujqësisë, gjatë subvencioneve, poashtu kanë bazë ligjore për të kërkuar letërnjoftimet, nënvizoi Sead Sadikovski. TV KOHA.

QYTETARËT EDUKOHEN PËR TË MBROJTUR PRIVATËSINË E TYRE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *