Home / Sport / Raikonen, fituesi i parë i 2013 në Formula 1

Raikonen, fituesi i parë i 2013 në Formula 1

Kimi Raikonen zhvilloi një strategji perfekte gare me vetëm dy ndalesa në bokse për të mundur Fernando Alonson në Çmimin e Madh të Australisë në Formula, 1 duke u bërë fituesi i parë i sezonit 2013.

Të gjitha parashikimet për një paraqitje të shkëlqyer të radhës të skuadrës Red Bull ranë poshtë, pasi Sebastian Vetel u desh të kënaqej vetëm me vendin e tretë, i lënë në hije nga prova e dhuruar nga Lotus dhe Ferrari. Shoku i skuadrës i kampionit në fuqi të Formula 1, Mark Ueber, u rendit i 6-ti, pas një fillimi shumë të dobët, pas krahëve të Ferrarit të Felipe Masa dhe makinës Mercedes të Luis Hemilton.
Gara ishte mjaft entuziazmuese që në startin e saj, kur Vetel nuk arriti të shkëputej nga dyshja e Ferrarit, Masa-Alonso, që kaluan kundërshtarët që kishin para shumë lehtësisht dhe u vunë në ndjekje te kampionit. Por këtij grupi iu bashkua edhe Raikonen, i cili dukej në gjendje të mbante rimtin e kreut.
Alsono zhvilloi një strategji të shkëlqyer në ndalesën e tij të dytë për ndërrimin e gomave, duke arritur të kalojë Vetel e Masa që gjendeshin para tij. Por askush nuk kishte parashikuar që Kimi Raikonen do të zhvillonte vetëm dy ndalesa për ndërrime gomash, ndërsa piloti i Lotus mbajti një ritëm të lartë gjatë të gjithë garës duke treguar se deklaratat e tij optimiste para fillimit të sezonit nuk ishin rastësore.
Si rrjedhojë, finlandezi preu i pari vijën e finishit, ndërsa Alosno doli i dyti pas tij, pas një gare perfekte që do të ishte kurorëzuar padyshim me një fitore nëse Raikonen nuk do të kishte zgjedhur një strategji ekstreme për pistën australiane.
Duhet thënë se gara kishte për protagonist në pjesë të mëdha të saj edhe pilotin e Force India, Adrian Sutil, i cili kishte zgjedhur fillimisht edhe ai një strategji me dy ndalesa në bokse, duke luftuar shpesh për kreun e garës. Por pas konsumit të tepërt të gomave në xhirot e fundit ai u desh të hynte në bokse dhe përfundoi garën në vendin e 7-të, para shokut të skuadrës, Pol Di Resta. Dështimi më i madh i kësaj gare është paraqitja zhgënjyese e skuadrës MekLaren, me Xhenson Baton që doli vetëm i 9-ti, pa qenë asnjëherë protagonist, ndërsa Serxho Perez doli vetëm i 11-ti. Vendi i 10-të, i fundit në zonën e pikëve, i shkoi pilotit tjetër të Lotus, Roman Groszhan.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *