Home / Lajme / Maqedoni / Raportuesit e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë u takuan me Thaçin

Raportuesit e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë u takuan me Thaçin

Nga ana tjetër, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi e shprehu qëndrimin se Qeveria si bartëse kryesore e përgjegjësisë për organizimin e zgjedhjeve duhet t’i përkushtohet këtij drejtimi, me qëllim që të dëshmohet se ka disponim që t’u mundësojë të gjithë faktorëve politikë pjesëmarrës në këtë zgjedhje lokale, konkurrencë korrekte dhe të barabartë”, qëndron në kumtesën e PDSH-së

Raportuesit e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Xhonas Xhonson edhe për Maqedoninë, Terkel Petersen pasdite realizuan takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi në selinë e partisë.

Thaçi, siç theksoi PDSH-ja, me raportuesit e BE-së ka biseduar për zgjedhjet lokale 2013, procesi zgjedhor dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

“BE raportusit Xhonson dhe Petersen shprehën qëndrim se Maqedonia duhet të tregojë se ka kapacitet dhe mund të organizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. Nga ana tjetër, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi e shprehu qëndrimin se Qeveria si bartëse kryesore e përgjegjësisë për organizimin e zgjedhjeve duhet t’i përkushtohet këtij drejtimi, me qëllim që të dëshmohet se ka disponim që t’u mundësojë të gjithë faktorëve politikë pjesëmarrës në këtë zgjedhje lokale, konkurrencë korrekte dhe të barabartë”, qëndron në kumtesën e PDSH-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *