Home / Lajme / Maqedoni / Rasti ‘Monstra’, gjykim me dyer të mbyllura

Rasti ‘Monstra’, gjykim me dyer të mbyllura

19 marsSeanca e sotme gjyqësore vazhdoi pa prezencën dhe të dy të akuzuarve Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të cilët u arrestuan nga policia e Kosovës. Demiri dhe Ismailoviq, sipas organeve hetuese janë kryerësit e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Procesi gjyqësor Monstra, ka vazhduar sot me dyer të mbyllura, kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar prezantimi i transkriptove të bisedave telefonike, që të akuzuarit i kanë realizuar ditën kur kishte ndodhur vrasja e pesëfishtë. Gazetarët nuk u lejuan të marrin pjesë edhe në seancën e sotme për shkak të prezantimit të transkriptove dhe bisedave telefonike të cilat llogariten si dokumente sekrete. Seanca e sotme gjyqësore vazhdoi pa prezencën dhe të dy të akuzuarve Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të cilët u arrestuan nga policia e Kosovës. Demiri dhe Ismailoviq, sipas organeve hetuese janë kryerësit e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
Procedura për ekstradimin e tyre nga Kosova ka filluar dhe ende nuk dihet se kur do të arrijnë në Maqedoni Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet më 25 mars. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *