Home / Lajme / Maqedoni / RDK promovoi kandidatët për kryetar komune dhe bartësit e listave (VIDEO)

RDK promovoi kandidatët për kryetar komune dhe bartësit e listave (VIDEO)

03 Mars – Rilindja Demokratike Kombëtare dje në Sallën Universale në Shkup, mbajti Konvenëtn Promovuese të 14 kandidatëve për kryetar të komunave dhe 25 bartësve të listave për këshilltarë komunalë.

Kreytari i partisë, Rufi Osmani në fillim të fjalimit të tij para mijëra simpatizuesve të RDK-së u prononcua në lidhje me incidentet e së premtes në Shkup, ku policia nuk ndërmori asgjë që të pengojë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të pafajshëm nga huliganët maqedonas, si dhe brutalitetin e policisë kundër protestuesve të qetë shqiptarë gjatë ditës së djeshme.

“Ndodhitë aktuale në Shkup, dëshmojnë edhe një herë se qëndrimi përjashtues i pozitës dhe opozitës maqedonase ndaj shqiptarëve, vazhdon të jetë i njëjti. Janë këto skenarët e njëjtë të cilët ne i njohim që nga viti 2011. Është i njëjti skenar që u aplikua në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe. Atëherë ishte skenari i pozitës maqedonase, i shoqëruar me partnerët e tyre shqiptarë, ndërsa tash është një skenar i përgatitur nga opozita dhe i përkrahur nga pozita maqedonase. I pyesim ata, se çfarë faji kanë fëmijët shqiptarë dhe kalimtaret e rastit , që ata kanë vendosur që të emërojnë ministër të mbrojtjes një person të cilin njëra palë e preferon dhe tjetra e refuzon. Le te shkojnë që atë mllef, atë nacionalizëm dhe shovinizëm të tërbuar, ta adresojnë atje ku është adresa e vërtetë dhe jo te lëndojnë qytetaret e pafajshëm”, theksoi Osmani

Osmani tha se kriza politike ndërmjet pozitës dhe opozitë maqedonase në parlament, u tejkalua edhe me idet RDK-se ua propozoi miqve ndërkombëtarë. “Pakti që u arrit në kampusin politik maqedonas, synon që të zgjidhen më shumë çështje, emrin ndërkombëtar të vendit, avancimin e integrimit të vendit në BE dhe në NATO. Me këtë u dëshmua se në kamion politik maqedonas në momentet kritike arrijnë të mbledhin fuqi dhe të arrijnë kompromisin duhur.

Në fjalimin e tij, kryetari i Osmani, vuri theks edhe në bashkëpunimin e arritur me Partinë Demokratike të Turqve, duke e quajtur atë si një koalicion të natyrshëm dhe i cili nuk ka synim vetëm që të fitojë komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit, por synon që të krijojë një bashkëpunim të ri, të rikthen një bashkëpunim të humbur, të sjelle me shume investime dhe ndihme ekonomike ne komunat shqiptare, të rehabilitojë një traditë të vlerave të përbashkëta të cilët ne i kemi pasur me dekada dhe me shekuj.

“Pas këtyre zgjedhjeve, definitivisht Rilindja Demokratike Kombëtare do të legjitimohet si partia e së nesërmes, e së ardhmes, e shpresës së shqiptarëve” nënvizoi Osmani.

Izet Zeqiri, deputet aktual dhe kandidat për kryetar komune të Tetovës theksoi se kjo komunë ka probleme të shumta por ai e ka zgjidhjen. “Unë dalloj nga të tjerët. Unë do të bëj më shumë për Tetovën. Unë këtë do ta bëj duke qëndruar ballëlartë, duke mos u bë servil i askujt, duke punuar në mënyrë transparente në dobi të qytetarëve, duke implementuar një ndershmëri të plotë në menaxhimin e fondeve publike duke u sjell si kryetar komune e jo si biznesmen, duke mos bë tregti me pronën e komunës, duke bashkëpunuar me njerëz që dinë dhe mund të ballafaqohen me problemet e përbashkëta”, theksoi mes tjerash Zeqiri.

”RDK-ja tashmë është një parti e shtrirë pothuajse në të gjitha zonat e banuara me shqiptarë. Ajo është partia e shpresës jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup, Kumanovë e kudo tjetër që jetojnë shqiptarët. Jam i bindur se RDK-ja do të fitojë një numër komunash në zgjedhjet e 24 marsit ndërsa roli i saj do të jetë vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve në komunat tjera, e që nënkupton se kjo parti do të jetë pjesë e koalicioneve qeverisës lokale duke pasur zërin e vet në zgjidhjen e problemeve në komunat e banuara me shqiptarë” theksoi Artan Dika – nënkryetar i partisë dhe shef i shtabit zgjedhor.

Vlen të theksohet se autobusët të cilët mbartnin simpatizantët e RDK-së, pjesëmarrës në Konventën promovuese të partisë, në të kthyer u sulmuan me tulla dhe gurë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Për pasojë, janë thyer dy xhama të autobusit dhe janë plagosur tre persona. Për rastin në fjalë është njoftuar policia.

RUFI OSMANI – NË KONVENTËN PROMOVUESE ME DATË 02.03.2013

IZET ZEQIRI – NË KONVENTËN PROMOVUESE ME DATË 02.03.2013

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *