Home / Lajme / Maqedoni / Reagojnë Kosova dhe Shqipëria

Reagojnë Kosova dhe Shqipëria

2 Mars-Ndonëse me vonesë ka reaguar Kosova dhe Shqipëria pas ngjarjeve të fundit në Shkup.“Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon ashpër këto veprime kriminale të papranueshme. Ne konsiderojmë se sulme të tilla po ndodhin për shkak të atmosferës politike që ka krijuar pushteti maqedon në këtë shtet”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë konsideron se akti i rrahjes barbare të nxënësve shqiptarë dhe përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së djeshme e të sotme në disa rajone të Shkupit në Republikën e Maqedonisë përbëjnë pamëdyshje jo vetëm akte kriminale të patolerueshëm, por edhe një tronditje serioze për vlerat themelore të një shoqërie multietinike dhe demokratike.

MPJ duke uruar shërim të shpejtë dhe të plotë nxënësve e të rinjve shqiptarë të lënduar dhe duke shprehur solidaritet me familjet e tyre, dënon pa ekuivok dhe me forcë çdo incident e akt dhune. Apelojmë që autoritetet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbulimin dhe dënimin e autorëve, si dhe të përkujdesën që këto raste mos të përsëritën. Forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla dhune.

MPJ shpreh shqetësim se rishfaqja e incidenteve me sfond etnik dhe rritja artificiale e tensioneve e në Republikën e Maqedonisë, është sinjal alarmi për të gjithë ata që të ardhmen e rajonit tonë e shohin në famijlen e Bashkimit Evropian dhe jo në një rikthim tek e shkuara e tensioneve apo konflikteve etnike.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni dhe veçanërisht faktorëve politikë shqiptarë të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se dialogu konstruktiv, fryma e tolerancës, mirëkuptimit, si dhe bashkëpunimit efektiv mes të gjitha forcave të shoqërisë, për gjetjen e zgjidhjeve për çdo problem a situatë të brendshme të vështirë, është rruga e vetme në shërbim të stabilitetit të vendit, të integrimit të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike si interes madhor i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe rajonit gjithashtu.

MPJ e Kosovës reagon rreth situatës së tensionuar në Maqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës reagon lidhur me situatën e tensionuar në Republikën e Maqedonisë, duke dënuar aktin e rrahjes së nxënësve shqiptarë dhe konsideron se përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së djeshme e të sotme në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet ndërertnike shqiptaro-maqedonase në këtë shtet multietnik.

Berisha: Ndëshkim huliganëve, mos dëmtoni bashkëjetesën

Kryeministri Berisha reagon për incidentet në Shkup duke dënuar aktet e dhunës ndaj shqiptarëve, ndërsa i bën thirrje autoriteteve maqedonase të ndëshkojnë autorët e tyre dhe shqiptarëve të Maqedonisë të shmangin provokacionet e përshkallëzimin e dhunës.

“Ditët e fundit, grupe ekstremistësh e huliganësh maqedonas kanë ndërmarrë sulme fizike të përsëritura kundër nxënësve dhe të rinjve të etnisë shqiptare në Shkup dhe kanë keqtrajtuar dhe plagosur disa prej tyre. Këto sulme primitive, që në aparencë kanë pasur si shkak absurd emërimin në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të z.Talat Xhaferi nga BDI, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeveritar, kanë shkaktuar rritjen e mëtejshme të tensioneve ndëretnike dhe dëmtimin e klimës parazgjedhore në Maqedoni. Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi këto sulme primitive ndaj nxënësve dhe të rinjve shqiptarë, nga ekstremistë fanatikë maqedonas dhe i bën thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptarëve të Maqedonisë të shmangin provokacionet dhe përshkallëzimin e dhunës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha.

Qeveria shqiptare kërkon nga autoritetet maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autorët e këtyre akteve primitive me të cilat ata duan të dëmtojnë rëndë bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni.

MPJ e Kosovës u bënë thirrje të dyja palëve në Maqedoni, veçanërisht të gjithë faktorëve politikë që të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm për të shmangur tensionet etnike.

Po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve zyrtare të Shkupit që të ndërmarrin masa të vendosura për zbulimin dhe dënimin e autorëve të akteve të tilla të dhunës dhe të incidenteve me sfond etnik, duke vlerësuar se forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konsideron se është në interesin e Maqedonisë që të kultivohet fryma evropiane, toleranca dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjitha forcave të shoqërisë, për zgjidhjen e të gjitha kontesteve të brendshme, ngase kjo është rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilietit të Maqedonisë dhe të rajonit si një parakusht për integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vetvendosje: Shqiptarët po i rreh Gruevski
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për dhunën që po iu ushtrohet shqiptarëve në Maqedoni.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon ashpër këto veprime kriminale të papranueshme. Ne konsiderojmë se sulme të tilla po ndodhin për shkak të atmosferës politike që ka krijuar pushteti maqedon në këtë shtet”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ata kanë përmendur rastet e raportuara të rrahjes brutale të shqitarëve.

“Në vitin 2012 dhe 2013, albanofobisë maqedonase, diskriminimit social dhe përçmimit kulturor që manifeston pushteti maqedon kundër shqiptarëve, iu shtua edhe një dukuri që tashmë ka marrë formë konsistente: rrahja e të rinjve shqiptarë nga banda të organizuara. Këtu e një vit më parë (8 mars 2012) 15 nxënës shqiptarë nga fshatrat Çiflig dhe Seta Petkë të Karshiakës u rrahën brutalisht nga një grup i përbërë prej 20-30 maqedonësh në lagjen Kisela Voda të Shkupit. Dy ditë përpara ndërrimit të motmoteve, nxënësit maqedonë të shkollës ‘Vlado Tasevski’ sulmuan dhe lënduan nxënësit shqiptarë të shkollës ‘Marija Kiri Sklodovska’. Kurse me të filluar viti 2013 (më 4 janar) një grup i madh të rinjsh maqedonë rrahën mizorisht 4 të rinj shqiptarë 16 vjeçar në lagjen Aerodromi të Shkupit, e dominuar nga maqedonët. Të rinjtë shqiptarë po shkonin që ta jepnin testin e ndihmës së shpejtë, e nevojshme për marrjen e patent-shoferit”, kujton kjo lëvizje përmes një komunikate.

Sipas tyre, kjo dukuri po merr përmasa shqetësuese dhe, me të hyrë në vitin 2013.

“Në ditën e djeshme, një grup i përbërë prej protestuesish maqedonë, të cilët ishin mbledhur për ta kundërshtuar zgjedhjen e Talat Xhaferit si ministër të mbrojtjes i Maqedonisë, dogjën flamurin shqiptar dhe ia mësyn Urës së Gurit. Çdo shqiptar që e panë e rrahën dhe e keqtrajtuan fizikisht”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *