Home / Sport / Reinxhërs, gati për të kaluar në Angli

Reinxhërs, gati për të kaluar në Angli

Shefi ekzekutiv i Reinxhërs, Çarls Grin, ka parashikuar se skuadra e famshme e qytetit të Glasgou do të bëhet pjesë e kampionatit anglez të futbollit brenda 5 viteve të ardhshme. Klubi më i suksesshëm i Skocisë është gati që të fillojë rrugën që nga nivelet e futbollit amator, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë të qartë se do të kërkojnë me ngulm ta realizojnë një ëndërr të tillë.

“Të jeni të sigurt se Reinxhërs, por edhe Sëlltik, do të largohen nga Skocia, por nuk di të them nëse kjo do të ndodhë që nesër nëse autoritetet angleze ndërrojnë mendje, apo në 5-10 vitet e ardhshme”, tha Grin për “Daily Mirror”. “Unë mendoj se do të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme. U them klubeve angleze që të mos frikësohen nga e panjohura. Shumë shpejt do të ekzistojnë kampionatet e përbashkëta të futbollit mes vendev të ndryshme dhe kjo do të ndërrojë fytyrën e futbollit evropian”.
“Përse klubet apo autoriteti që drejton futbollin anglez nuk duhet të dëshirojnë një afrim të Reinxhërs dhe Sëlltik? Gënjejnë nëse thonë se këto klube nuk i shtojnë asgjë lojës. Unë pashë Sauthempton kundër Uigan dhe stadiumi nuk ishte i mbushur. Por nuk ka shanse që një skuadër që luan kundër Reinxhërs të ketë qoftë edhe një karrige bosh në stadium”, shtoi ai.
“Kjo është ajo që futbolli dëshiron aktualisht, të fitojë para. Nuk bëhet fjalë vetëm për të trokitur në derën e Rupert Murdok për të kërkuar më shumë para nga e drejta televizive. Nga rreth 20 klube angleze me të cilat kam folur, vetëm 2 prej tyre janë kundër idesë që ne të kalojmë në kampionatin anglez”, shpjegoi drejtuesi i Rejnxhërs.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *