Home / Sport / Renova fiton derbin tetovar

Renova fiton derbin tetovar

Mensur Idrizi dhe Sashko Pandev ishin autor të golave për fitoren e Renovës në derbin lokal. Shkëndija barazoi me Ardit Shaqirin, ndërsa Muzafer Ejupi humbi rastin më të mirë të takimit, kur mundej të shënojë për epërsi 2:1, menjëherë pas golit të barazimit. Suat Zendeli me disa pritje të sigurta, ishte vendimtar në fitoren e Renovës, pasi ruajti portën e tij në momentet kur Shkëndija kishte iniciativë.

Derbi i madh tetovar ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar me fitore minimale 1:2 për ekipin nga Xhepçishti. Ndeshja e anuluar dy herë, për shkak të problemeve administrative të ekipit ‘kuqezi’ solli futboll cilësor me aksione dhe raste nga të dyja palët. Renova hyri disi më e qetë në ndeshje, ndërsa tek futbollistët e Shkëndijës shihej një eufori, nga dëshira e madhe për të fituar. ‘Kuqezinjtë’ patën disa kanosje në fillim, para se Renova të nisë të kërkojë më konkretisht portën kundërshtare. Ejupi dhe Demiri kishin nga dy raste të mira për Shkëndijën, që mbetën të parealizuar, deri sa spikati me mbrojtje të sigurta portieri Suat Zendeli kur ndali disa goditje të forta. Në anën tjetër pas një tollovie para portës ‘vendase’, Mensur Idrizi godet fuqishëm dhe shënon për epërsi 1:0 të Renovës. Shkëndija tentoi të rikthehet me shpejtësi, mirëpo goditja e Pollozhanit u ndal në shtyllën e Zendelit, deri sa pak më vonë tentimi i Ardit Shaqirit kontrollohet nga portieri shkupjan. Në pushim u shkua me epëris 1:0 për Renovën, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija hyri e orientuar në sulm në kërkim të përmbysjes. Dhe pas disa mundësive të mira, në minutën e 57-të, Ardit Shaqiri me goditje të bukur shënon për barazim në 1:1. Me të nisur nga qendra futbollistët e Renovës gabojnë rëndë, Ejupi del i vetmuar para portës kundërshtare dhe kur pritej që të hidhet kundërshtari në nok-aut, sulmuesi i Shkëndijës godet drejtë në portierin Suat Zendeli. Shkëndija vazhdoi të sulmojë në kërkim të përmbysjes dhe kishte periudhë dominimi pasi Renova ishte disi e humbur pas golit të pranur, mirëpo xhepçishtasit shpejtë morën veten dhe nisën më seriozisht të sulmojnë portën ‘kuqezi’. Nga të dyja palët u humbën disa mundësi të mira shënimi, ndërsa në minutën e 83-të, Sashko Pandev sjell goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, për epërsi dhe fitore 2:1 të Renovës. Deri në fund Shkëndija nuk arriti të rikthehet dhe në fund u desh të pranojnë disfatën nga kundërshtari më i përgatitur. Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e katërt me radhë pa fitore në kampionat, ndërsa Renova me sukses filloi sezonin pranveror. Ndeshja në përgjithsi arsyetoi epitetin e derbit, publiku kishte rastin të shohë ndeshje kualitative, megjithëse në fund pjesa më e madhe mbetën të dëshpruar me humbjen e Shkëndijës. Në xhiron e 20-të të dyja skuadrat tetovare do të kenë ndeshje të vështira me rivalë nga Shkupi. Shkëndija do të jetë mysafire e Vardarit, ndërsa Renova në Tetovë pret Metalurgun.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *