Home / Sport / Renova reagon ndaj ngarjeve të fundit në Shtip

Renova reagon ndaj ngarjeve të fundit në Shtip

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, përmes një kumtese ka reaguar ndaj incidentin që ndodhi ditën e diel në ndeshjen e zhvilluar në Shtip përmes Bregallnicës dhe Renovës, në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll.

Klubi i Futbollit “Renova” përmes një kumtesë reagoi ashpër ndaj incidentit që ndodhi pas ndeshjes së zhvilluar gjatë ditës së diel në Shtip. Në reagimin e Renovës thuhet se më 17 mars, pas përfundimit të ndeshjes, në fillim një simpatizues vendas e më pas edhe 10 të tjerë hyn në fushë, me ç’rast simpatizuesi i parë e grushtoi Dushan Simovski. Pas kësaj u krijua tollovi në fushë, ku me intervenim të kryesisë të vendasve dhe policisë, situata u qetësua. Mirëpo në tunel drejt zhveshtores u krijua një tollovi tjetër, ku në rolin kryesor tani ishte portieri i vendasve, i cili njësoj si simpatizuesit vendas ka ofenduar lojtarët tanë në bazë nacionale. Në vazhdim të kumtesës nga Renova thuhet: “atmosfera në tribunë ishte e tendosur në fillim, kur një pjesë e simpatizuesve vendas pa ndërprerë i ofendonte lojtarët tanë në bazë nacionale. Kishte parulla në formë të “Nuk harrohet liqeni i Smilkovcit”, e cila parasegjithash mendojmë në skenar të përgatitur nga grupi i tifozëve vendas “Falanga” dhe jo nga kryesia e vendasve, e cila gjatë gjithë kohës ishte korrekt ndaj tentonin të na mbronin nga huliganët”. Sipas drejtorit sportiv të Renovës, Lirim Saiti, i cili është nënshkruar në kumtesën e Renovës thuhet se “përfaqësuesi në këtë ndeshje, në pauzën mes 2 pjesëve ka kërkuar nga delegati që ta boshatis atë pjesë të tribunës, ku ishin të vendosur huliganët. I njëjti delegat ka garantuar se në pjesën e dytë nuk do të ketë ofendime dhe nëse ka, ai vet nuk do të lejojë një gjë të tillë. Pjesa e dytë ka filluar me 5 minuta vonesë për shkak se ne si klub kemi insistuar që kjo pjesë e tribunës të boshatiset. Për fat të keq, ofendimet edhe pse me intensitet më të vogël kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë, ndërsa delegati nuk ka marrë asnjë masë. Portieri ynë ka marrë karton te kuq (pas përfundimit të ndeshjes) vetëm pse ka dalë në mbrojtje të lojtarit tonë të sulmuar Simovski. Për një ndodhi të tillë të pahijshme ndikim indirekt ka edhe referi kryesor Mantev, i cili në pjesën e parë nuk e ndëshkoi Stojanovin e Bregallnicës me karton të kuq, pas startit tejet të ashpër ndaj Argjent Gafurit. Nga ky moment, ndeshja del nga kontrolli me ç’rast ka pasur mjaft starte të ashpra dhe mjaft tensionime në terren, që pastaj barten në tribuna”. Drejtuesit e KF Renova, besojnë se kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që të ndodh një gjë të tillë, ndërsa me këtë nuk ndërpritet miqësia me drejtuesit e KF Bregallnica, e cila ka qenë vazhdimisht në nivel të lartë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *