Home / Lajme / Rajon / residenti Nishani nderon Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar

residenti Nishani nderon Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar

Sakrifica sublime, përkushtimi i Adem Jasharit dhe i të gjithë shqiptarëve të Kosovës është sot simboli i qëndresës ndaj agresionit dhe gjenocidit, është sot simboli i asaj çka popujt në të gjithë botën, në tërë historinë e tyre kanë luftuar për ta fituar, lirisë”, u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin (Pas vdekjes) meUrdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin:“Arkitekt dhe komandant i lëvizjes mbarëpopullore për çlirimin e Kosovës, i cili me shembullin e tij, deri në flijim, frymëzoi përpjekjet për liri e pavarësi të një populli të tërë”.
Në ceremoninë solemne të dekorimit të komandantit legjendar Adem Jashari, e cila u mbajt në kujtim të përvjetorit të epopesë legjendare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Jashari, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili.
“Sakrifica e Komandant Adem Jasharit, sakrifica e familjarëve të tij, por dhe e qindra çlirimtarëve të Kosovës, dhe e popullit të Kosovës, është sot simboli i qëndresës në mbrojtje të trojeve të tyre ndaj spastrimit etnik. Sakrifica sublime, përkushtimi i Adem Jasharit dhe i të gjithë shqiptarëve të Kosovës është sot simboli i qëndresës ndaj agresionit dhe gjenocidit, është sot simboli i asaj çka popujt në të gjithë botën, në tërë historinë e tyre kanë luftuar për ta fituar, lirisë”, u shpreh Presidenti Nishani.
Pas marrjes së Urdhrit të Flamurit Kombëtar, nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari duke falenderuar Presidentin Nishani për vlerësimin e lartë u shpreh se dekorata e akorduar nuk nderon vetëm Adem Jasharin, por edhe të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari, të gjithë të rënët për liri.
“Me këtë urdhër, nderohen të gjithë ata, të cilët në ditët më të vështira, të rrugëtimit të Kosovës bënë hapa gjigantë për të arritur në atë që është më sublime, liria e vendit. Të gjithë luftëtarët duke përfshirë dhe Adem Jasharin, luftëtarët e familjes Jashari dhe luftëtarët e lirisë u frymëzuan nga shteti shqiptar, prandaj askush më mirë sesa shteti shqiptar nuk mund t’i nderojë ata”, u shpreh nipi i Komandantit Adem Jashari.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *