Home / Lajme / Maqedoni / Rezultatet nga zgjedhjet lokale (VIDEO)

Rezultatet nga zgjedhjet lokale (VIDEO)

25 mars-Në Tetovë, kandidati i RDK-së Izet Zeqiri, ka fituar 2250 vota, Teuta Arifi nga BDI, 18. 429 vota, Sadi Bexheti PDSH 15.116 vota, VMRO-DPMNE me kandidatin Goran Manojllovski 7243 dhe Ivica Zoriq nga LDSM-ja 3052.

Sipas KSHZ, rezultatet të para jozyrtare në zgjedhjet lokale 2013, janë si vijojnë
Në Tetovë, kandidati i RDK-së Izet Zeqiri, ka fituar 2250 vota, Teuta Arifi nga BDI, 18. 429 vota, Sadi Bexheti PDSH 15.116 vota, VMRO-DPMNE me kandidatin Goran Manojllovski 7243 dhe Ivica Zoriq nga LDSM-ja 3052.
Në këtë komunë në raundin e dytë do të garojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja.
Në komunën e Tearcës RDK me kandidatin Ramadan Idrizi ka marrë 1533, BDI me kandidatin Isen Asani 4387, kurse Ruhan Ilazi nga PDSH 4399. Edhe në këtë komunë do të ketë raund të dytë ku do të garrojnë kandidatët e BDI-së dhe PDSH-së, Isen Asani dhe Ruhan Ilazi. Edhe në komunën e Jegunocit do të ketë raund të dytë në të cilën do të garrojnë dy kandidtët maqedonas Toni Kocevski nga VMRO-DPMNE dhe Darko Bllazhevski nga LSDM-ja. Në komunën e Bogovinës zgjedhjet kanë përfunduar në raundin e parë ku mandat të ri ka fituar Hazbi Idrizi, nga radhët e BDI-së, me gjithsej 6039 vota kurse Burhan Izairi nga PDSH-ja ka fituar 4583 vota. Në komunën e Vrapçishtit, do të ketë raund të dytë ku do të garrojnë kandidatët e BDI-së Bajram Kadrija dhe Isen Shabani i PDSH-së. Diferenca në raundin e parë është rreth 400 vota.Në Bërvenicë do të ketë raund të dytë në mes të BDI-së me kandidatin Enver Pajziti i cili morri 2394 vota dhe Stojan Todorovski nga VMRO-DPMNE me 2899 vota.Në Zhelinë nuk do të ketë raund të dytë, pasi që në raundin e parë ka fituar Fatmir Izairi nga BDI-ja me 4985 vota, kundrejt Latif Arifit nga PDSH-ja i cili në këto zgjedhje fitoi 3920.Në Gostivar në raudnin e dytë do të garrojnë Rufi Osmani dhe Nevzat Bejta. Dalllimi në mes Bejtës dhe Osmanit është 700 vota në favor të Osmanit.Në Kërçovë për herë të parë kryetarë i kësaj komune është shqiptar dhe atë Fatmir Dehari nga BDI-ja i cili ka fituar 17041 votë, kundrejt kandidatit të përbashkët maqedonas 15530.Në Dibër gjithashtu qysh në raudnin e parë bindshëm fitoi Ruzhdi Lata nga BDI-ja me 6056 vota.Në Strugë Zijadin Sela nga PDSH-ja ka fituar 11.414 vota, Arbën Llabënoshta 9 354 , kurse kandidati maqedonas Vlladimir Koçovski 14. 497 vota. Në raudnin e dytë do të garrojë kandidati i VMRO-së dhe PDSH-së Zijadin SelaNë komunën e Dollnenit, do të ketë raund të dytë ku do të garrojë Abdulla Bajramovski i BDI-së dhe Bose Milloshevki i VMRO-DPMNE-së.Në Komunë e Sarajit në raudnin e parë ka fituar Bekim Murati nga BDI-ja i cili morri 880 vota. Në këtë komunë, kandidati i PDSH-së Azbi Nuredinika marrë 6369 vota. Në komunën e Studeniçanit, do të ketë raund të dytë. Në këtë komunë Fati Iseni nga BDI ka fituar 3567 vota, kurse Azem Sadiku 2971 votë dhe këta kandditatë shkojnë në raudnin e dytë.Në komunën e Çairit në katër vitet e ardhëshme këtë komunë do të udhëheq Izet Mexhiti, i cili në raundin e parë ka marrë 16610 vota, kundrejt Muhamed Thaçit nga PDSH-së i cili morri 5641 votë. Në komunën e Haraçinës në raundin e dytë do të garrojmë Brahim Ajvazi nga BDI-ja dhe Bastri Bajrami kanditat i pavarur. Në komunën e Likovës Sadulla Duraku ka fituar në raudnin e parë me 6.073, kurse PDSH-së Murtazan Idrizi 5303.Në komunën e Pllasnicës ka fituar kandidati i BDI-së Ismail Jahovski.
Tv KOHA

REZULTATET E ZGJEDHJEVE LOKALE QË U MBAJTËN MË 24 MARS 2013 ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *