Home / Sport / Rosell: Nuk është fundi i botës nëse na mund Milani!

Rosell: Nuk është fundi i botës nëse na mund Milani!

Sandro Rosell, presidenti i Barcelonës ka kritikuar ashpër “ndjenjën e disfatës” që përjetohet sa herë që katalanasit humbin një ndeshje. Në një konferencë për shtyp të organizuar dje, ai ka dashur të sigurojë tifozët se disfatat e fundit nuk ndryshojnë mendimin dhe mënyrën e lojës të kësaj skuadre.

“Ekziston një ndjenjë disfate në këtë klub kur humbet. Do të mundohemi të mposhtim Milanin, por nëse nuk ia arrijmë, nuk do të jetë fundi i botës”, deklaroi presidenti i katalanasve.
“Nuk e ndjej në fjalët e lojtarëve, por historikisht ka qenë gjithmonë kështu. Por shpresoj që të bëhemi më të pjekur me kalimin e viteve. Lojtarët tanë kanë 4 vite që paraqiten në një nivel shumë të lartë dhe po vuajnë për gjëra të cilat ndikojnë te njerëzit. Prioriteti ynë absolut në këtë kampionat, më shumë se titujt, është rikuperimi i Tito Vilanovas. Kjo është gjëja më e rëndësishme, pjesa tjetër kalon në plan të dytë, edhe nëse na kushton trofe”, ishte deklaratat e presidentit katalanas, i cili me sa duket është përgatitur për eventualitetin se skuadra nuk do të luftojë për gjë tjetër përveç titullit kampion në muajt e mbetur nga ky sezon.
“Dua t’u transmetoj njerëzve qetësinë. Nuk ka ardhur fundi i botës, edhe pse duket kështu. Mua më është dukur pak e ekzagjeruar mënyra se si është reaguar pas këtyre humbjeve. Duhet ta keni të qartë të gjithë se nëse një ditë do të mundesh, do të ndodhë kundër skuadrave si Real Madrid apo Milani”, deklaroi ai në këtë konferencë për shtyp të organizuar pas kthimit nga Nju Jork ku është takuar me Tito Vilanovën për të diskutuar për planet e sezonit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *