Home / Sport / Rumenige: Bajern-Juve, si një finale e Champions!

Rumenige: Bajern-Juve, si një finale e Champions!

Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl-Hainz Rumenige, beson se ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampioneve të klubit të tij ndaj Juventusit, është e denjë për finalen e këtij aktiviteti. Të dy ekipet gjigande janë vënë përballë njëri-tjetrit në shortin e hedhur javën e kaluar dhe Rumenige mendon se fituesi do të jetë një pretendent mjaft serioz për fitoren e trofeut.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe për ata, do të jetë një përballje e hapur. Kishte skuadra më të dobëta me të cilat mund të ndesheshin si Juventusi, ashtu edhe Bajerni, por shorti na vuri përballë”.
“Kjo është një finale e mundshme e aktivitetit. Aktualisht nuk ka asnjë lloj pritshmërie në Mynih, por mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Torinon. Megjithatë, do të jetë një përplasje mjaft interesante mes dy skuadrave të nivelit më të lartë”, shpjegoi Rumenige.
Ndeshja e fundit mes dy klubeve në Ligën e Kampioneve i përket vitit 2009, kur Bajern fitoi 4-1 në një ndeshje në grup të aktivitetit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *