Home / Sport / Sali sjell tre pikë për Renovën

Sali sjell tre pikë për Renovën

“Jam i kënaqur nga tre pikët, ndërsa loja duhet të përmirësohet. Duket se ndeshja e ditës së ejnte me Shkëndijën ndikoi shumë tek futbollistët tanë, të cilët sikur nuk kishin freski. Por mbetet e rëndësishme fitorja, ndërsa do të tentojmë të përmirësohemi në ndeshjet e rradhës”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Renova ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Metalurgut, në ndeshjen më interesante të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Dueli ndërmjet dy fituesve të fundit të Kupës së Maqedonisë, pritej dhe duhej të sjellë futboll më cilësor, mirëpo të dyja ekipet nuk sollën atë që pritej nga ta. Renova ndoshta e lodhur nga ndeshja e mesjavës me Shkëndijën, luante disi më e tërhjekur, ndërsa Metalurgu më shumë mbante kontrollin e topit dhe ishte më e qartë në atë që dëshironte. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa momenti i ndryshimit erdhi në fillim të pjesës së dytë. Ishte minuta e 56-të, kur Mensur Idrizi harkoi gjatë nga krahu i djathtë, ndërsa në zonën kundërshtare më i gjindshëm tregohet Ersen Sali që dërgon topin në rrjetë, për epërsi 1:0 të Renovës. Ky ishte në fakt goli i parë i Ersen Sali-t në ndeshjen e dytë zyrtare në fanellën e Renovës. Pas golit të pranuar, miqtë u hodhën në kërkim të barazimit, ndërsa Renova në kundërsulme kërkonte rastin për të mbyllur fatin e takimit. Kritikë serioze për skuadrën vendase është se në 20-të minutat e fundit tempoja e lojës ra në mënyrë drastike dhe kundërshtari nuk shfrytëzoi këtë vetëm falë fatit sportiv dhe disa intervenimeve të sigurta të portierit Suat Zendeli. Në kohën shtesë Renova duket se u dëmtua nga arbitri kryesor Stojanov, kur Burim Sadiku doli para portës kundërshtare dhe kaloi portierin Efremov, ky i fundit ndërhyri në mënyrë të parregullt, ndërsa kur pritej penalti për vendasit, referi tregoi vetëm karton të verdhë për Sadikun duke e vlerësuar si simulim për të fituar penalti. Gjithsesi edhe përkundër paraqitjes së jo të kënaqshme, Renova mer tre pikë të reja, që së bashku me ata nga dueli me Shkëndijën, skuadrën nga Xhepcishti e cojnë në mesin e tabelës në kuotën e 27 pikëve. “Jam i kënaqur nga tre pikët, ndërsa loja duhet të përmirësohet. Duket se ndeshja e ditës së ejnte me Shkëndijën ndikoi shumë tek futbollistët tanë, të cilët sikur nuk kishin freski. Por mbetet e rëndësishme fitorja, ndërsa do të tentojmë të përmirësohemi në ndeshjet e rradhës”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Renovës, Qatip Osmani. Drita e Bogovinës nuk ka arritur të shkojë përtej barazimit 1:1 me Pelisterin në teren vendas. Dy minuta mjaftuan në këtë ndeshje për të parë gjithë atë që do të përcaktonte epilogun e takimit. Jonuzi në minutën e 10-të shënoi për Dritën, ndërsa një minutë më vonë Peliseri barazon në 1:1 me anë të Ristevskit. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe dy skuadrat dolën me nga një pikë nga ky duel. Horizont Turnova shënoi fitore të sigurtë 3:1 përballë Sileksit, Teteksi është mundur 0:2 nga Bregallnica, ndërsa me të njëjtin rezultat si mysafir ka fituar Rabotnicki në fushë të Napredokut. Java e 20-të kompletohet të martën, kur në program do të jetë dueli ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës.

Renova luajti pa Eminin

Skuadra e Renovës në takimin me Metalurgun luajti pa mesfushorin e saj Izair Eminin dhe mbrojtësin Bilall Veliu. Ky i fundit mungoi për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa Emini kishte rast vdekje. Mëngjesin e të dielës mesfushori ka humbur gjyshen e tij dhe drejtuesit e Renovës kanë gjetur mirëkuptim duke liruar nga obligimet futbollistin e tyre. Gjithsesi pritet që Emini së shpejti t’u kthehet detyrave në skuadër dhe t’i vihet në dispozicion trajnerit Osmani.

Java e 20-të:
Drita – Pelisteri 1:1
Napredoku – Rabotniçki 0:2,
Renova – Metalurgu 1:0,
Teteksi – Bregalnica 0:2,
Horizotni – Sileksi 3:1,
Vardari – Shkëndija (të martën).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *