Home / Sport / ‘Sëlltiku, ekip krenar, Galiani është juventin’

‘Sëlltiku, ekip krenar, Galiani është juventin’

Juventus luan sot në mbrëmje sfidën e kthimit ndaj Sëlltikut të Glazgout, duke kërkuar një vend në çerekfinale të Champions League.

Bardhezinjtë kanë fituar 3-0 në Skoci, ndërsa vijnë nga një barazim 1-1 me Napolin, që e ka lënë 6 pikë diferencën mes dy skuadrave të para në renditjen e Serisë A. Por, Antonio Konte kërkon të ruajë përqendrimin në skuadrën e tij, duke kujtuar edhe precedentët e së shkuarës. “Duhet të mbajmë antenat drejt, pa nënvlerësuar këtë nde-shje. Kualifikimi arrihet për 90 minuta dhe ne përballë kemi një skuadër të fortë, krenare dhe që dëshiron të avancojë më tej. Askush nuk duhet ta nënvlerësojë Sëlltikun, duke nisur nga unë i pari. Futbolli të rezervon surpriza nëse nuk luan me vendosmërinë e duhur”, deklaroi Konte.

Trajneri i Juventusit u është përgjigjur me ironi deklaratave të bëra nga zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galiani, se Juventusi e ka fituar tashmë titullin. “Vitin e shkuar Milani ishte 7 pikë përpara nesh dhe praktikisht e kishte fituar titullin. Kështu që i jap ngushëllimet e mia Galianit. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi vitin e shkuar ishim të dytët dhe fituam. Falënderoj Galianin për vlerësimin, në fund të fundit e di që ai është juventin. Nëse ne do të fitonim titullin e di që ai do të ishte i kënaqur”, tha trajneri i Juventusit.

Konte hodhi poshtë hipotezat e largimit nga bardhezinjtë, ndërsa i quajti të kota ankesat e bëra nga trajneri i Sëlltikut Lenon, për arbitrimin. “Sa herë ata gjuanin një korne, një lojtar i tyre shqetësonte Bufon. Lenon le të vijë më mirë në Itali, se këtu ankohen për arbitrat”, tha Konte.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *