Home / Sport / Sërisht anulohet takimi Shkëndija-Renova!

Sërisht anulohet takimi Shkëndija-Renova!

Këshilli Drejtues i FFM-së duke mos mundur të zgjidhë situatën e ndërlikuar të ekipit tetovar, sjell tjetërr anulim, duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës ‘kuqezi’ tjetër shans për të eliminuar problemet e saj interne.

Anulohet përsëri ndeshja Shkëndija-Renova. Këshilli Drejtues i FFM-së duke mos mundur të zgjidhë situatën e ndërlikuar të ekipit tetovar, sjell tjetërr anulim, duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës ‘kuqezi’ tjetër shans për të eliminuar problemet e saj interne. Nga FFM-ja nuk japin asnjë tjetër sqarim rreth situatës momentale të Shkëndijës, vetëm se konfirmojnë se takimi Shkëndija-Renova anulohet për herë të dytë. Deri të premten pritet të zgjidhet situata rreth KF Shkëndija, që në rastin më të keq rrezikon shpërnguljen në kategorinë më të ulët të garave. E ndërkohë deri sa takimi Shkëndija-Renova përsëri është anuluar, të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 19-të Pelisteri-Vardari dhe Bregallnica-Napredoku.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *