Home / Sport / Shalke fiton derbin me Dortmundin

Shalke fiton derbin me Dortmundin

Shalke ka fituar derbin e Ruhrit kundër Borusia Dortmund për të ngjitur shkallë të tjera në renditje dhe për të luftuar përsëri për zonën e Ligës së Kampioneve. Në një ndeshje mjaft të ethshme, skuadra vendase triumfoi 2-1, duke mos menduar për takimin e mesjavës ndaj Gallatasarajit.

Ndonëse Dortmundi dominoi në fillimin e takimit, ishte Shalke që mori frenat e ndeshjes dhe e kontrolloi tërësisht atë, duke shënuar dy herë me Draksler dhe Huntelar në pjesën e parë të sfidës. Një gol i të zakonshmit Levandovski në pjesën e dytë të takimit ishte shumë pak për Borusian që doli me kokën poshtë për të dytën herë në këtë sezon në derbin më të ndezur në Gjermani.
Ndërkohë, vazhdon dominimi absolut i Bajern Mynih në kampionat, ku falë fitores 3-2 ndaj Fortuna Dyseldorf, të kombinuar me humbjen e Dortmund, ka çuar në 20 pikë diferencën nga kjo skuadër që e ndjek në vendin e dytë në renditje. Duke pasur parasysh se kanë mbetur edhe 9 javë deri në fundin e kampionatit, tashmë Bajernit i nevojiten vetëm 3 fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion në Bundesligë.

Bundesliga
Java 25 / Rezultatet
Bajern Mynih-Fortuna Dyseldorf 3-2
Shalke-Borusia Dortmund 2-1
Fraiburg-Volfsburg 2-5
Maniz-Bajer Leverkusen 1-0
Grojter Fyrth-Hofenhaim 0-3

Klasifikimi: Bajern Mynih 66 pikë, Borusia Dortmund 46, Bajer Leverkusen 45, Shalke 39, Eintraht Frankfurt 38, Mainz 37, Fraiburg 36, Hamburg 35, Borusia Mynshengladbah 34, Hanover 33, Nyrenberg 31, Volfsburg 30, Shtutgart 29, Fortuna Dyseldorf 28, Verder Bremen 28, Augsburg 21, Hofenhaim 19, Grojter Fyrth 14.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *