Home / Sport / Shaqiri: ‘Unë s’merem me loja të pista’

Shaqiri: ‘Unë s’merem me loja të pista’

E ndërkohë i prekur nga ajo që thuhet në reagimin e ‘Ballistëve’, ka mbetur trajneri strugan Artim Shaqiri. Ai shpreh keqardhje për situatën që ka kapluar skuadrën tetovare, njehet i prekur nga sulmi që bëhet ndaj tij, ndërsa për më shumë e shqetëson fakti që pa menduar dy herë, ai ofendohet rëndë dhe emri i tij përmendet në konotacion negativ. Në vijim ju sjellim reagimin e Artim Shaqirit.

“Të nderuar Ballistë!

Me vjen shumë keq që Ju, të cilët unë gjithmonë ju konsideroj lojtarin e dymbedhjetë të Shkëndisë, me impononi që komunikimi ynë të zhvillohet përmes mediave.

Sidoqoftë, e ndjej për obligim moral dhe profesional t’ju drejtohem.

Shkaqet e disfates se djeshme, si çdo rezultat pas një ndeshjeje do të jenë temë diskutimi në skuader dhe shpresojmë se me bashkëpunim të ndërsjelltë do të jemi më të përgatitur për ndeshjet në vijim.

Njëherit dua të theksoj se unë tërë jetën i’a kam kushtuar sportit dhe kurrë nuk jam marrë me asgjë tjetër veç këtij profesioni. Futbolli për mua perveç se është profesion, mbi të gjitha është pasion i shenjtë. Rrjedhimisht, kurrë nuk jam marrë me tregti, e aq me pak me tregti për atë që për mua unë e konsideroj TË SHENJTË.

Me lejoni të përsëris që Artim Shaqiri është i lindur nga nëna dhe baba SHQIPTAR dhe si i tillë i ka mbajtur të gjitha fanelat sportive gjatë karrierës. Jo rastësisht karrierën time si trajner e kam filluar në klubin më të suksesshëm shqiptar tek ne. Që në prezantimin tim të parë si trajner i Shkëndijës unë kam shfaqur se objektivi i ekipit është titulli i dyfishtë dhe do të jap maksimumin nga vetja qe t’ia arrijmë.

P.S. Ne si sportistë dhe sportdashës duhet të apstrahojmë gjithçka që nuk lidhet drejtpërdrejt me fushën e sportit. Shpresoj që turbulencat e fundit në Kryesi të mos kenë ndikuar as tek lojtarët e klubit e as tek mbështetësit tanë më të fuqishëm-Ballistët.

Me Respekt, Artim Shaqiri”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *