Home / Sport / Shëndija “fiku” Dritën

Shëndija “fiku” Dritën

Pas dy humbjeve nga Renova dhe Vardari, Shkëndija rritjen rrugën e fitores, duke mundur 2:1 Dritën. Renova vazhdon serinë e mirë dhe barazon pa gola në transfertën me Bregallnicën. Metalurgu sjell super ndeshje në takimin me Vardarin, duke i mundur kampionët 3:2.

Shkëndija e Tetovës i ka dhënë fund serisë prej dy disfatave të njëpasnjëshme, pasi të dielën në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, arriti të që fitojë Dritën e Bogovinës me rezultatin e ngushë 2:1. Në mot të përshtatshëm për lojë, Shkëndija hyri e orientuar në sulm në kërkim të epërsisë së shpejtë, për të futur veten në binarë të duhur pas dy rezultateve dëshpruese në xhirot paraprake. Dhe ‘kuqezinjtë’ ishin të suksesshëm në këtë drejtim pasi që në minutën e 11-të Ardian Cuculi me goditje precize shënon për epërsi të Shkëndijës. Drita pas golit të pranuar tentoi të reagojë, mirëpo ishte skuadra vendase ajo që diktonte tempon e lojës dhe ishte më konkrete para portës kundërshtare. Mirëpo pasi që ‘kuqezinjtë’ humbën disa raste shënimi dhe më pas ulën tempon e lojës, skuadra mysafire arriti të barazojë me anë të Stankovskit në minutën e 39-të, duke shfrytëzuar ‘përgjumësinë’ e mbrojtjes vendase në krye me portierin Velii. Barazimi i rezultatit sikur zgjoi vendasit që u vërsulën furishëm portës kundërshtare. Rastet e Shkëndijës në fund të pjesës së parë rradhiteshin si në shiritin filmik, por porta e Dritës mbeti e paprekur. Ejupi kishte mundësi të mirë pas harkimit të Rexhpit, mirëpo Velii me mbrojtje fantastike shpëton portën e tij. Pak më vonë traversa ishte aleat e skuadrës së Dritës, ndërsa të njëjtin epilog patin edhe disa mundësi tjera të vendasve. Pjesa e parë u mbyll 1:1 dhe kjo ishte shenjë që Shkëndija duhet të përforcojë sulmin. Kërkonin vendasit golin e dytë në të gjithë mënyrat, por Drita mbrohej me sukses deri në minutën e 62-të, kur Cuculi fitoi goditje dënimi. Taipi goditi në murin e gjallë, ndërsa topi arrin për Ejupin, që realizon për 2:1 dhe gëzim të madh në tribuna. Në vazhdim Drita nuk kishte mundësi të rikthehet, pasi vendasit me sukses administruan lojën dhe në disa raste madje mundeshin të shënojnë edhe golin e tretë. Në fund fitorja me meritë i takoi Shkëndijës, që arkëton tre pikët e para në pranverë, ndërsa Drita vazhdon me serinë negative dhe rrezikon tani më statusin e saj në elitën e futbollit vendor. Në ndeshjet tjera Renova ka vazhduar serinë e suksesshme, duke dalë me barazim 0:0 në takimin si mysafire me Bregallnicën. Metalurgu ka mundur Vardarin 3:2, në një përballje me shumë kthesa dhe me Vardarin që dy minuta para fundit kishte epërsi 2:1, por që në fund u desh të dorëzohet para ekipit vendas që realizoi dy gola të shpejtë. Napredoku dhe Horizont Turnova kanë barazuar pa gola, Pelisteri fitoi 2:1 Sileksin, ndërsa të shtunën Rabotniçki me rezultat minimal 1:0 mundi Teteksin.

Rezultatet:
Shkëndija-Drita 2:1,
Bregallnica-Renova 0:0,
Metalurgu-Vardari 3:2,
Napredoku-Horizont T. 0:0,
Pelisteri-Sileksi 2:1,
Rabotniçki-Teteksi 1:0.

Drita largon Andonovski

Skuadra e Dritës në takimin me Shkëndijën vinte pa trajnerin e saj të parë Ana Andonovskin, i cili nga dita e premte nuk është më në pankinën e Bogovinasve. Drejtuesit e Dritës pas rezultateve të dobëta në dy xhirot e para, kanë larguar trajnerin e parë dhe skuadra përkohësisht udhëhiqet nga ndihmës trajneri Amir Veliu. Pritet që së shpejti të vendoset emri i trajnerit të ri të skuadrës bogovinase, që pas rezultateve të dobëta, rrezikon rënie nga kategoria e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *