Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 3 marsi dita e komunës së Tetovës

Shënohet 3 marsi dita e komunës së Tetovës

4 mars-Për të 20 herë me radhë komuna e Tetovës ka shënuar ditën e saj me çrast edhe janë ndarë shpërblime dhe mirënjohje për shumë personalitete të cilët kanë kontribuar për afirmimin e komunës së Tetovës. Të gjithë bashkërisht kemi vendosur bazën e shëndosh të progresit dhe zhvillimit. Kjo është rruga e sigurt dhe e pandalshme e Tetovës sonë”, tha kryetari Bexheti. Në mesin e atyre që u ndanë mirënjohje ishte edhe gazetari I TV kohës Senat Zylbehari

Me rastin e 3 marsit-ditës së komunës së Tetovës, të hënën është mbajtur seancë solemne e këshillit, me ç’rast janë ndarë mirënjohje për personat që kanë kontribuar për afirmimin e komunës së Tetovës përgjatë një viti në fusha të caktuara.
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof .Dr.Sadi Bexheti, ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e gjithë atyre që kanë kontribuar për afirmimin e vlerave në fusha të caktuara. “ Ne sot, shënojmë ditën e komunës së Tetovës, duke nderuar me këtë rast gjithë ata që shënuan vlera të padiskutueshme përgjatë një viti në afirmimin e qytetit tonë. Vepra e tyre mbetet shembull i mirë për të gjithë ne”, tha kryetari Bexheti.
Kryetari Bexheti tha se kjo festë e komunës përmbyll qeverisjen katërvjeçare të qeverisjes, e cila për shumëçka mund të konsiderohet si e suksesshme.

“Ka qenë një qeverisje me shumë sfida, por edhe me përkushtim të vazhdueshëm për t’iu dhënë zgjidhje problemeve që me dekada kanë prekur jetën e qytetarëve. Ne tashmë me krenari mund të themi se bashkërisht kemi arritur të bëjmë më të mirën për Tetovën, duke bërë një kthesë të madhe në rrugën e zhvillimit dhe të hapjes ndaj faktorëve zhvillues”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, kjo qeverisje dëshmon faktin e pamohueshëm që pa ndihmën më të vogël të qeverisë, vetëm me paratë nga buxheti i komunës, është arritur që të menaxhohet me efikasitet të plotë projekti i madh i ndryshimit dhe progresit në të gjitha fushat.
“Të gjithë bashkërisht kemi vendosur bazën e shëndosh të progresit dhe zhvillimit. Kjo është rruga e sigurt dhe e pandalshme e Tetovës sonë”, tha kryetari Bexheti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *