Home / Sport / Shfaqet përsëri “Interi i çmendur”

Shfaqet përsëri “Interi i çmendur”

Jo rastësisht vetë tifozët e quajnë “Interi i çmendur” dhe himni i kësaj skuadre përfshin pikërisht këto fjalë. Zikaltërit e drejtuar nga Stramaçioni kanë vërtetuar përsëri se janë një skuadër e paparashikueshme, pas suksesit 3-2 ndaj Katanias me një përmbysje spektakolare.

Katania ka dominuar plotësisht pjesën e parë, me Interin që thuajse nuk ishte në fushën e lojës dhe rezultati 2-0 pas 45 minutave mendohej se po çonte Stramaçionin drejt një disfate të rëndë dhe shkarkimi të mundshëm. Por trajneri i Interit vendos të braktisë rotacionin dhe në pjesën e dytë aktivizon Palacion në vend të Rokit, me argjentinasin që kthen plotësisht fatin e ndeshjes. Fillimisht ai pason për Alvarez shkurton diferencën me një gjuajtje me kokë, ndërsa më pas gjen vetë dy herë rrugën e rrjetës, duke i dhënë suksesin 3-2 skuadrës së tij në minutën e 92-të të takimit, e praktikisht duke i shpëtuar vendin trajnerin Stramaçioni.
Një rezultat i rëndësishëm është edhe fitorja 2-1 e Fiorentinës ndaj Kievos, me skuadrën e drejtuar nga Montela që vazhdon të mbajë vendin e gjashtë në renditje, vetëm 3 pikë larg Milanit të vendit të tretë, duke mbetur në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Seria A
Java e 27 / Rezultatet
Torino-Palermo 0-0
Bolonja-Kaljari 3-0
Katania-Inter 2-3
Fiorentina-Kievo 2-1
Peskara-Udinese 0-1
Sampdoria-Parma 1-0
Siena-Atalanta 0-2

Klasifikimi: Juventus 59; Napoli 53; Milan 48; Inter 47; Lacio 47; Fiorentina 45; Katania 42; Roma 40; Udinese 40; Sampdoria 35; Bolonja 32; Parma 32; Torino 32; Kaljari 31; Atalanta 30; Kievo 29; Xhenoa 26; Siena 21; Peskara 21; Palermo 21. (Penalizime: Torino -1; Sampdoria -1; Atalanta -2; Siena -6).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *