Home / Sport / Shkëndija kërkon sukses ndaj Vardarit

Shkëndija kërkon sukses ndaj Vardarit

“E dijmë se nuk jemi në situatë të lakmueshme, por ne futbollistët më së paku kemi faj për këtë gjendje. Pa marrë parsysh gjithë ngjarjet, unë besoj se kjo Shkëndijë, me angazhim maksimal, me plotësim të obligimeve nga stafi teknik dhe diciplinë të madhe në lojë është e denjë për të dalur e pamoshtur në duelin me Vardarin edhe pse ne do të luajmë edhe për të fituar”, u shpreh mbrojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha.

Derbi i anuluar i Ligës së Parë, ndërmjet dy kampionëve të fundit të Maqedonisë, Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 14:00. Të dyja ekipet nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe kjo përballje shihet si mundësi e mirë për të dalë nga kriza në rezultate. Kujtojmë se Vardari në fazën përgatitore në 7 ndeshje të zhvilluara kontrolluese nuk arriti të shënojë asnjë fitore, ndërsa barazoi pa gola me Pelisterin në xhiron e parë pranverore, duke cuar në 8 numrin e ndeshjeve pa triumf. Në anën tjetër, Shkëndija edhe pse kishte rezultate të kënaqshme në fazën përgatitore, gjithsesi më shumë e ndikuar nga situata e ndërlikuar me ndrimin e kryesive dhe problemet admionistrative, të mbështetura vazhdimisht me mungesë të financave, në start të gjysmësezonit pranveror pësoi disfatë 2:1 nga Renova. Kjo humbje është një ‘paralajmërim’ serioz për ekipin tetovar, për të rimarë me shpejtësi veten në tentimin për mos me lejuar që skuadra të hyjë në seri disfatash të cilat nga kandidat për pjesën e epërme, do të detyronin ‘kuqezinjtë’ të brengosen për statusin e tyre në Ligën e Parë. Dhe pikërisht për arsyet e lartëpërmendura, dueli Vardari-Shkëndija është një sifdë e rëndësishme për të dyja ekipet. Nga tabori i Vardarit vijnë paralajmërime se ndaj Shkëndijës do të ndërpresin serinë e dueleve pa fitore, ndërsa tetovarët duken të bindur në dhënien e maksimumit të tyre në kërkim të rezultatit pozitiv në Shkup. “E dijmë se nuk jemi në situatë të lakmueshme, por ne futbollistët më së paku kemi faj për këtë gjendje. Por nuk dua të flas për probleme dhe për pesimizëm para një ndeshje të rëndësishme si që është kjo me Vardarin. Humbëm me Renovën, por realisht ne ishim skuadra që kishim më shumë raste dhe nëse do të kishim efikasitet më të mirë në sulm, ndoshta ndeshja do të kishte kahje tjetër. Por nuk i’a vlen të vuajmë për atë që ka kaluar, pasi koncentrimi duhet të jetë kah ajo që pason. Pa marrë parsysh gjithë ngjarjet, unë besoj se kjo Shkëndijë, me angazhim maksimal, me plotësim të obligimeve nga stafi teknik dhe diciplinë të madhe në lojë është e denjë për të dalur e pamoshtur në duelin me Vardarin edhe pse ne do të luajmë edhe për të fituar”, u shpreh mbrojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha, i cili kundër Renovës ishte ndër protagonistët më të mirë në teren. Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 14:00.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *