Home / Sport / Shkëndija kthehet në pronësi të vjetër

Shkëndija kthehet në pronësi të vjetër

Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë ka kthyer pronësinë e Shkëndijës kryesisë së vjetër, ndërsa automatikisht Federata e Futbollit të Maqedonisë tërheq pezullimin ndaj ekipit tetovar. Lëvizjet e reja ndryshojnë situatën dhe komesari për gara pranë FFM-së, vendos që të ejnten në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00 të zhvillohet dueli i shtyrë i xhiros së 19-të, Shkëndija-Renova.

Duket se marrin fund paqartësistë rreth të ardhmes së Klubit të Futbollit Shkëndija, pasi që Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, ndryshon vendimin paraprak dhe pranon si legjitim subjektin e vjetër. Me vendimin e ri dhe me kthimin e subjektit të vjetër Shoqata Aksionare Shkëndija-Tetovë me numrin e amzës 6809570, skuadra tetovare fiton të drejtën për të garuar në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë mer dritë jeshile nga organet e FFM-së, për të garuar në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në fakt Shkëndija një kohë ishte e pezulluar nga organet kompetente të FFM-së, pasi që me hyrjen e kryesisë së re, kishte parregullsi në procesin e transformimit të Shoqatë Aksionare, e që rrjedhimisht si subjekt i ri humbi të drejtën të garojë në Ligën e Parë. Si pasojë dueli i xhiros së 19-të, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës në dy raste u anulua, duke i’u dhënë skuadrës kohë për të pastruar problemet interne. Mirëpo pasi që Regjistri Qendror i RM kthen klubin në pronësi të kryesisë së vjetër, që ligjërisht president ka Nuriman Shaqirin, gjërat marrin kahje tjetër dhe tetovarëtve u hiqet pezullimi. “Jemi të kënaqur që më ne fund fiton drejtësia dhe skuadra lirohet nga çfardo rreziku për pezullim, apo nga më e keqja largim në Ligën e Katërt. Falemenderojmë drejtuesit e FFM-së për vendimin korrekt dhe që nuk lejuan të keqpërdoret klubi jonë. Tani kemi pak kohë për të rregulluar gjërat dhe për të pritur të gatshëm takimin me Renovën. Shpresojmë që ta dalim me rezultat pozitiv dhe të nisim një faqe të re dhe pozitive në klubin tonë”, shprehen të kënaqur me rrikthimin në Shkëndijë, drejtuesit e ri-vjetër. E ndërkohë akuza vijnë nga ‘pala e dëmtuar’ në këtë rast, i udhëhequr nga Idriz Ibishi. Sipas tyre këtu ka një lojë të ‘pistë’, dikush dëshiron të dëmtojë klubin, ndërsa sipas tyre rolin kryesorë në këtë drejtim e ka nën-kryetari i FFM-së, Qenan Idrizi. Ata shprehen se për mos të dëmtuar Shkëndijën, kanë dorëzuar dokumentacionin kryesisë së vjetër, që duket se ka qëllime të fshehura. Sipas tyre këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shkëndijën, por edhe për Lidhjen Komunale të Futbollit në Tetovë, ku gjithashtu ka ‘lojëra të fshehura’. Mirëpo pala e Idriz Ibishit edhe përkundër faktit se në këtë moment detyrohen të tërhiqen, sipas tyre në interes të klubit, njëkohësisht paralajmërojnë angazhim maksimal për të rrikthyer pronësinë e KF Shkëndija. Vendimi i Regjistrit Qendror të RM-së, ka lehtësuar situatën e FFM-së, të cilët menjëherë kanë hequr pezullimin për ekipin tetovar dhe kanë caktuar të luhet takimi me Renovën. “Për ne tani gjithçka kthehet si më parë dhe këtu nuk ka kurfarë paqartësie. Pasi që Regjistri Qendror ktheu si legjitim subjektin e vjetër, FFM-ja nuk ka problem për të hequr pezullimin. Shkëndija tani ka dokumentacion të rregulluar dhe neve na mbeti që të caktojmë që ndeshja e anuluar Shkëndija-Renova të luhet të ejnten me fillim në orën 14:00”, deklaroi komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *