Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, paralajmërime për protesta

Shkup, paralajmërime për protesta

Shkup, 08 Mars – Në Shkup sot janë paralajmëruar protesta përmes rrjeteve sociale të internetit. MPB ka bërë të ditur se po ndjek thirrjet për organizimin e protestave të reja.

Protestat janë thirrur nga nisma joformale të organizuara përmes rrjeteve sociale të internetit, kryesisht në Facebook dhe forume të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur dje se po ndjek thirrjet për organizimin e protestave të reja. “Po punohet për identifikimin e profileve të individëve dhe grupeve që po thirrin për protesta dhe që mund të jenë organizatorë të grupeve në rrjetet sociale si në Facebook. Disa nga grupet dhe profilet që bëjnë thirrje për urrejtje dhe shkelje të rendit dhe qetësisë janë shlyer, ndërsa është procedura edhe për profilet e tjera”, theksoi MPB.

Ky dikaster ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe për të ndaluar sjelljet devijuese dhe të dhunshme.

“Pavarësisht se nuk janë lajmëruar protesta, në bazë të informacioneve dhe të dhënave operative, policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa ndaj të gjithë atyre që marrin pjesë apo shkaktojnë incidente do të ndërmerren sanksione të ashpra. Qytetarët që mendojnë të marrin pjesë në ndonjë protestë nuk duhet të lejojnë që të manipulohen dhe të futen në çdo lloj skenari, për shkak se përgjegjësia bie edhe mbi ta”, thekson MPB, duke i bërë thirrje sektorit civil, medieve dhe të gjithë qytetarëve të japin kontributin e tij për uljen e tensioneve.

Kjo ministri thekson se në bazë të materialeve të deritanishme të siguruara edhe nga mediat, ka identifikuar disa persona që kanë marrë pjesë në dhunën e javës së kaluar, të cilët janë thirrur në biseda informative dhe janë të përfshirë në incidente. Sipas MPB-së, pesë prej të ndaluarëve, dyshohen se janë të involvuar në protestat e së premtes, ndërsa janë edhe të tjerë që janë të përfshirë në incidentet e së shtunës. Tre prej tyre janë të moshës së mitur.

Ndërkohë, sipas gazetës “Lajm” një aksion të madh policor në Shkup dje janë arrestuar rreth 30-40 veta në komunën Çair dhe Butel të Shkupit. Supozohet se arrestimet janë bërë për shkak të protestave të ditës së shtunë, por njëherësh edhe për ta parandaluar përsëritjen e protestave eventuale të paralajmëruara për sot.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *