Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi vërshohet nga grafitet “UÇK – VMRO” dhe kundër ministrit Xhaferi

Shkupi vërshohet nga grafitet “UÇK – VMRO” dhe kundër ministrit Xhaferi

02 Mars – Shkupi është stërmbushur nga grafitet kundër ministrit të sapozgjedhur të mbrojtjes, Talat Xhaferi, i njohur si ish-komandant Forina i UÇK-së.

Grafitet përmbajnë mesazhe kundër ministrit Xhaferi, por me theks të veçantë kundër partisë VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas grafiteve, theksohet se VMRO DMPNE e do Talat Xhaferin, dhe se të gjitha akuzat i adresohen kësaj partie, e cila njihet me tonet e saj nacionaliste.

Ndërkohë, sot organizata “Dinjiteti” dhe nisma tjera qytetare organizojnë një protestë përballë Qeverisë kundër emërimit të Xhaferit për ministër, për shkak të “backgraundit” të tij si ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *