Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata Kalaja përkujtoi krismat e para

Shoqata Kalaja përkujtoi krismat e para

14 mars-.Përshëndesim dhe përkujtojmë familjet e dëshmorëve të cilët poashtu jetojnë në kushte shumë të vështira dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Përkujtojmë në këtë datë edhe invalidët e luftës dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët janë të harruar dhe të lënë pas dore edhe pse ata para 12 vitesh kishin guximin të luftojnë ballë për ballë me hordhitë sllavo-maqedonase”, tha Izair Samiu.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve dhe invalidëve të luftës së 2001 “Kalaja” në Tetovë Izair Samiu, i njohur si komandant Baci, në zyrat e shoqatës ka organizuar një pritje për ish luftarët e Ushtrisë Çlirmtare Kombëtare. Me këtë rast është përkujtuar 12 vjetori i krismave të para në Kalanë e Tetovës. “Ne si shoqatë Kalaja, mbesin në kërkesën tonë dhe fuqishëm kërkojmë që të sillet ligji për ish luftarët e UÇK-së, sepse një pjesë e madhe e luftarëve jetojnë në kushte të rënda dhe në varfëri të skajshme. Ne nga kjo zyrë apelojmë tek të gjithë që të angazhohen që statusi I ish luftarëve të zgjidhet njëher e përgjithmonë. Në këtë 12 përvjetor, përkujtojmë dhe njëkohësisht kërkojmë luftarët të cilët dergjen në burgjet e Maqedonisë të lirohen pa asnjë kusht, sepse ligji i amnistisë duhet të vlejë për të gjithë njësoj dhe pa asnjë përjashtim, sepse shumica e ish luftarëve që janë në burgje janë dënuar me procese të montuara.Përshëndesim dhe përkujtojmë familjet e dëshmorëve të cilët poashtu jetojnë në kushte shumë të vështira dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Përkujtojmë në këtë datë edhe invalidët e luftës dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët janë të harruar dhe të lënë pas dore edhe pse ata para 12 vitesh kishin guximin të luftojnë ballë për ballë me hordhitë sllavo-maqedonase”, tha Izair Samiu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *