Home / Sport / Siti-Real, manovra të fshehta për të rrëmbyer Neimar

Siti-Real, manovra të fshehta për të rrëmbyer Neimar

Mançester Siti dhe Real Madrid po bëjnë një përpjekje të fundit për të bllokuar transferimin e brazilianit Neimar te Barcelona, pasi duket se kjo lëvizje po bëhet gjithnjë e më e afërt.

Katalanasit mendohet se kanë një parakontratë me lojtarin, i cili ka pranuar të transferohet te ky klub në verën e këtij vitit, apo në atë pasardhëse, pas Botërorit 2014. Nëse prish këtë marrëveshje, lojtari do të detyrohet të paguajë një dëmshpërblim shumë të lartë.
Por mediat braziliane kanë zbuluar se drejtori sportiv i Mançester Sitit, Çiki Begirishtajn, si dhe drejtuesit e Real Madrid, kanë komunikuar me përfaqësueses të lojtarit brazilian, duke i bërë të qartë atyre se janë gati të paguajnë çdo lloj dëmshpërblimi në vend të tij, nëse ai vendos të mos bashkohet me Barcelonën dhe të zgjedhë një nga këto dy skuadra.
Nëse Reali është treguar më i ndrojtur në përpjekjet për të afruar futbollistin, Mançester Siti ka bërë hapa më të vendosur për të prishur marrëveshjen e lojtarit me Barcelonën. Çiki Begirishtajn ka udhëtuar dy herë personalisht drejt Brazilit për të takuar përfaqësuesit e lojtarit si dhe për të diskutuar çmimin e mundshëm të shitjes së tij nga Santos.
Njëkohësisht, klubi anglez mendoi si të siguronte edhe miratimin e familjes së futbollistit, pasi i kishte anëtarët e familjes së tij si të ftuar nderi në tribunën VIP gjatë miqësores Angli-Brazil që u zhvillua një muaj më parë në “Uembli”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *