Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e tensionuar në Shkup . Policia përdori gaz lotsjellës ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Situatë e tensionuar në Shkup . Policia përdori gaz lotsjellës ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Shkup, 02 Mars – Protestat e sotme të shqiptarëve në Shkup kanë degjeneruar në dhunë.

Protestat e shqiptarëve u organizuan në shenjë revolte ndaj dhunës që po ushtrohet ndaj shqiptarëve muajve të fundit në Shkup, ndërsa kupa u mbush dje kur dhjetëra të rinj shqiptarë u rahën brutalisht nga huliganët maqedonas. Protestat e sotme degjeneruan në dhunë kur krahas përleshjes me policinë, poashtu ka patur demolime të projektit shkupit 2014, përmbysje të veturave kurse Policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit të cilët hedhnin gurë dhe mjete të forta.

Protesta, edhe pse nisi si marshim paqësor, u nxit sot më shumë nga prania e gjerë e forcave policore, e cila nuk ishte e njëjtë me atë kur ndaj të rinjve shqiptar u ushtrua dhunë. Forcat policore përdorën kordonë policie për të siguruar që protestuesit të mos depërtonin në qendër, ndërkohë që përmes përplasjeve përcollën protestuesit deri në afërsi të Bit Pazarit. Ende mbetet i paqartë numri i të plagosurve, si nga protestuesit ashtu edhe nga vetë policët. Në momentin kur turma vendosi të shpërndahej, sapo kaluan urën ‘Goce Dellçev’ për t’u kthyer në Çarshi, protestuesit iu kundërpërgjigjën pranisë së shtuar policore, e cila ngriti kordonë shoqërues, në mënyrë që të ndalohej marshimi drejt qendrës së qytetit. Nga sulmi u thyen disa vetura, vendqëndrimet e autobusëve, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me dhunë, që nga gazi lotsjellës, krisma armësh si dhe rrahje të protestuesve. Po ashtu, nga shtizat janë hequr dy flamuj maqedonas.

Përmes numrit të madh policor dhe gazit lotsjellës, forcat policore shtynë përmes përleshjeve protestuesit deri në afërsi të Bit Pazarit.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve nga ana e protestuesve dhe të lënduarve nga radhët e policisë. Poashtu ende nuk dihet numri I të arrestuarve.

SITUAT E TENSIONUR NË SHKUP, POLICIA PËRDORI GAZ LOTSJELLËS NDAJ SHQIPTARËVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *